web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dekriminalizimi/ Celibashi: 10 kandidatë për kryetar bashkie janë dërguar për hetim të thelluar në Prokurori

2023-05-09 11:48:00, Politikë CNA

Dekriminalizimi/ Celibashi: 10 kandidatë për kryetar bashkie janë

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat, ka bëri me dije se 10 kandidatë për kryetar bashkie dhe 28 kandidatë për Këshillat Bashkiakë janë dërguar për hetim të thelluar në Prokurori.

“Për procesin e dekriminalizimit kemi vendosur për të kërkuar verifikim të thelluar prej prokurorisë. Janë 10 kandidatë për kryetar bashkie. Janë 28 kandidatë për anëtar të këshillit bashkiak të cilët janë dërguar për hetim të thelluar. Sipas detyrimit që KQZ i ka bërë publik formularët e vetëdeklarimit për të gjithë kandidatët por edhe emrat e atyre që janë dërguar për hetim të thelluar”, tha Celibashi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga