web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha paralajmëron mosbindje civile/ Nuk do jetë e dhunshme, por as gudulilëse

2022-08-25 18:59:00, Politikë CNA
Berisha paralajmëron mosbindje civile/ Nuk do jetë e dhunshme, por as
Ish-kryeministri Sali Berisha

Pas takimit me Kryesinë e degës së PD-së në Pogradec, ish-kryeministri Sali Berisha, ka paralajmëruar mosbindje civile, teksa ka folur pë ligjin e Lustracionit

Në një prononcim për mediat, Berisha tha se mosbindja civile nuk do të jetë e dhunshme, por as gudulisëse.

“PD ligjin e Lustracionit e ka votuar dy herë, një herë në ’96 dhe PS e ka kundërshtuar, po ashtu e ka votuar edhe në 2008. PD ka qenë dhe do jetë për ligjin e Lustracionit, nuk ka asnjë hezitim, por nuk duhet ngutur. Rama është në një panik të tmerrshëm dhe mendon se duke përdorur procedura ligjore kundër kundërshtarëve do të shpëtojë, por kjo nuk do të ndodhë. Ai e ka nisur me një falsifikim.

Aksioni opozitar do të vijojë me të gjitha format e protestave, përfshirë edhe mosbindjen civile. Mosbindja civile nuk është e dhunshme, por edhe gudulisje nuk është”, theksoi kreu i PD-së./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga