web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kim “i kall datën” Metës/ Pas reagimit të ambasadores, nxjerr menjëherë Blushin

2022-08-24 16:27:00, Politikë CNA
Kim “i kall datën” Metës/ Pas reagimit të
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, doli si trim dhe sulmoi ditën e sotme kreun e SPAK, Arben Kraja, të cilin e quajti spurdhjak të partisë.

Por pas deklaratës së ashpër të ambasadores amerikane, Yuri Kim, Meta duket se është zbrapsur menjëherë dhe është bërë si lepur.

Vetëm pak minuta më parë, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili me tone të buta shprehet se po presin me durim që SPAK të veprojë ndaj kallëzimeve penale.

Gjithashtu, Blushi bën thirrje për kryeministrin Edi Rama të heqë dorë nga cilësimet e SPAK, si krijesë të PS-së.

“Mbështetim të gjitha thirrjet që dënojnë sulmet dhe presionet banale politike të Edi Ramës ndaj SPAK dhe Drejtësisë.

Partia e Lirisë është e vendosur për të ndihmuar dhe inkurajuar çdo ditë SPAK, siç po vepron, duke e furnizuar me prova të pakundërshtueshme dhe dokumenta origjinalë që provojnë botërisht vjedhjet e tmerrshme të Edi Ramës dhe bandës së tij, kryesisht nëpërmjet aferës së inceneratorëve.

Partia e Lirisë pret me durim që SPAK të veprojë pa vonesë ndaj kallëzimeve penale dhe që abuzuesit me taksat e shqiptarëve të marrin menjëherë ndëshkimin e merituar dhe të shumëpritur nga populli shqiptar.

We call on Edi Rama to give up the settings of SPAK, as a creature of the SP, as he did at the Party Congress on May 9 when he said, among other things, that: "SPAK would not exist if this party did not exist", because such threats and blackmail from the party-state severely compromise the functioning of independent justice based only on the law", writes the PLS secretary in a status on social networks./ BA - CNA.al





Lajmet e fundit nga