web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shteti, makineri vjedhjeje”/ Berisha: Rama i dha inceneratorëve miliardat e shqiptarëve

2022-08-23 18:31:00, Politikë CNA
“Shteti, makineri vjedhjeje”/ Berisha: Rama i dha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përmendur sërish aferën e inceneratorëve, teksa foli për vjedhjet që po i bëhen shqiptarëve, gjatë një takimi me qytetarët e Dibrës.

Berisha ngriti akuzat se shteti është shndërruar në makineri të tmerrshme të vjedhjes së qytetarëve.

Ai thekoi se kryeministri Edi Rama ka firmosur dhe i ka dhënë inceneratorëve miliardat e shqiptarëve, ndonëse tha se asnjë nuk është në punë.

?Shteti është shndërruar në makineri të tmerrshme të vjedhjes së qytetarëve. A mund të ndodhë që Rama të firmosë 430 mln euro për djegësat e mos të ketë asnjë në punë, ashtu thotë, firmos unë, janë miliardat e njerëzve, gjithë shqiptarëve. Prandaj ikin shqiptarët nga Shqipëria.

Nuk vidhet vetëm me tendera, pale tenderat sekretë të rritura me 18 herë. E kanë bërë ligj tenderin sekret. Vjedhin në mënyrë të tmerrshme pasuritë publike. 1 mln metër katror në portin e Durrësit, thotë do ndërtoj Dubain me paratë e tij të drogës, të njëjtën gjë bën me Butrintin?, deklaroi Berisha./ B.A. ? CNA.al





Lajmet e fundit nga