web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hakerohet faqja zyrtare e kryebashkiakut të Gramshit

2022-08-25 09:53:00, Politikë CNA
Hakerohet faqja zyrtare e kryebashkiakut të Gramshit
Klodian Tace

Faqja zyrtare e kryebashkiakut të Gramshit, Klodian Taçes është hackeruar.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryebashkiaku përmes një njoftimi të ndarë në 'Instagram'.

Taçe shkruan se po mundohet që të rimarrë kontrollin e faqes që iu është marrë nga persona anonim.

Ai thotë se tashmë komunikimet zyrtare do të bëhen publike te profili i tij personal ose të faqja e Bashkisë së Gramshit.

“Përshëndetje të gjithëve! Prej ditës së sotme, ''Klodian Taçe-Faqja Zyrtare'' është vjedhur (hacked) nga persona anonim. Deri në momentin që do arrijmë t'ë rimarrim kontrollin e faqes, të gjitha komunikimet zyrtare, do publikohen te profili im personal dhe te faqja e Bashkisë Gramsh. Për të evituar çdo keqkuptim ju lutem të shmangni komunikimet dhe mesazhet nga messenger-i i faqes ''Klodian Taçe - Faqja Zyrtare '' Faleminderit!”/CNA.al





Lajmet e fundit nga