web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha i vilave luksove kërkon të tregojë pasurinë

2023-06-05 10:27:00, Politikë CNA

Basha i vilave luksove kërkon të tregojë pasurinë

Lulzim Basha me vila luksove ka kërkuar vetting për politikanët.

Pasi ka zhvilluar takim me të rinjtë në Kamzë është trimëruar dhe  ka kërkuar të happen letrat dhe çdo politikan të tregojë pasurinë duke nisur nga aid he rrethi i tij familjar e deri tek çdo politikan dhe familjet e tyre.

Unë kam vetëm një përgjigje për ata, dhe këdo që u beson atyre. Të hapim letrat dhe të tregojmë pasurinë e çdo politikani. Le ta fillojmë me mua dhe rrethin tim familjar dhe më pas me ata, fëmijët dhe familjarët e tyre. Të shohim a i justifikojnë apo jo? Ky është vettingu i politikanëve. Këtë se duan, sepse duan të baltosin dhe të godasin këdo që trazon agjendën e tyre”, ka shkruar Basha ndër të tjera.

Vilat e Lulzim Bashës janë një nga çështjet më të denoncuara në media. CNA ka publikuar herë pas here fakte se, si Basha denonconte oligarkët dhe pas disa kohësh nuk i përmendte më emrat dhe krejt rastësisht zhvendosej në vilat e tyre.

I tillë ishte rasti i biznesmenit Agron Papuli, të cilin Basha e kishte cilësuar si oligark dhe në tetor të vitit 2019 u zhvendos në kompleksin e vilave të tij në “Long Hill”, në periferi të Tiranës. Një tjetër vilë luksoze është ajo në Gjirin e Lalzit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga