web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama: Një Sekretare e Përgjithshme është kapur duke marrë lekë

2023-06-02 19:45:00, Politikë CNA
Rama: Një Sekretare e Përgjithshme është kapur duke
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama bëri ditën e sotme një deklaratë të fortë gjatë një takimi falenderimi që mbajti në Tiranë.

Rama tha se një Sekretare e Përgjithshme është kapur në flagrancë duke marrë lekë.

Ai nuk tregoi emrin e sekretares së arrestuar dhe institucionin ku punon, por deklaroi se duhet të zbulohen më shumë raste të tilla.

“Një Sekretare e Përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti. Uroj të ketë sa më shumë të tilla, por s’mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla. Është realisht diçka e rëndë. Mungesa e sensit të patriotizmit, sensit të detyrës, mungesa e sensit të etikës, në pikën që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë lloj niveli është realisht e tmerrshme.

Këtu e kemi hapur vetë këtë kuti të pandorës, megjithëse se s’kemi pranuar duke mbajtur qeverisjen e këtij vendi për të vazhduar avazin e disa shekujve ku të pushtetshmit, kurrë asnjëherë nuk janë thirrur asnjëherë nga drejtësia. Këtë e kemi bërë ne. Ne e kemi zgjedh këtë rrugë, s’ka kthim mbrapa dhe kompromis me askënd. E kam ditur që kjo nuk është rrugë që do mbarojë shpejt, por rruga e një gjenerate për të arritur që ky vend të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë. Kjo është një rrugë me shumë vështirësi, situata të shëmtuara, të hidhura, njerëz që kanë marrë gjithçka”, theksoi kreu i qeverisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga