web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuza për blerje votash në Kuçovë, Meta: Inskenime të Çuçit, kapterrit të Ramës

2023-05-10 12:08:00, Politikë CNA

Akuza për blerje votash në Kuçovë, Meta: Inskenime të

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është kundërpërgjigjur akuzave për blerje votash në Kuçovë.

Në një deklaratë për mediat ai mohoi akuzat duke thënë se këto janë lojëra dhe inskenime të ministritit të Brendshëm Bledi Çuci.

Meta ndër të tjera e ka quajtur Çuçin kapterr të Ramës që zbaton urdhërat e tij.

“Kjo është një lojë e Bledi Çuçit. Janë inskenime të mjera të tij. Të gjithë e dimë që Çuçi është një kapterr i Edi Ramës dhe zbaton urdhërat e tij”, tha Meta.

Më tej kreu i PL-së,  u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në 14 Maj dhe të votojnë. Ai tha se nuk duhet të dëgjojnë Edi Ramën, që u kërkoi opozitarëve që të flenë gjumë, por ta votojnë kundër për ta larguar.

 





Lajmet e fundit nga