web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A ka kërkuar Gazment Bardhi pazare në negociata/ Berisha pesimist për bashkimin?

2022-10-21 13:08:00, Politikë CNA

A ka kërkuar Gazment Bardhi pazare në negociata/ Berisha pesimist

Në konferencën e përjavshme për shtyp kreu i PD-së, Sali Berisha është pyetur edhe për negociatat mes PD-së zyrtare dhe përçarësve.

Pyetjet se a ka kërkuar Gazment Bardhi pazare, në këto negociata Berisha u përgjigj në mënyrë mohuese.

Sipas tij gjithçka qenë e rregullt dhe serioze.

Por, ndërsa herë pas herë ka bërë ftesë, sot, për herë të parë Berisha ëhstë shprehur skeptik nëse do të ketë një bashkim, duke thënë se mund të qëndrojnë dhe fraksion, pasi e kanë në statut dhe është vendosur nga Kuvendi i PD-së.

“Ky grup i ka të hapura dyert, si për bashkim të plotë, si për fraksion. Ne kemi një nen, nenin që i lejon fraksionet. Nëse ky grup vendos të krijojë fraksion, nuk më merr leje mua, e ka statuti, e ka votuar kuvendi i PD.

E them këtë për të qartësuar se rrugët janë plotësisht të hapura. Ka mendime të hapura se çfarë do zgjedhin dhe si do zgjedhin”, është shprehur Berisha./CNA.al





Lajmet e fundit nga