web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

By Ditmir Bushati/ The Long Game

2026-03-12 08:43:00, Opinione Ditmir Bushati

By Ditmir Bushati/ The Long Game

The shift of US military assets to the Middle East in recent weeks was a warning sign of what we are seeing these days. The US and Israel are carrying out one of the most complex military interventions in Iran, which, unlike other times, looks set to last longer. What is happening is not the beginning of a world war, nor an isolated episode in the many conflicts that have accompanied the Middle East. But the most culminating point, so far, of a long game that is reshaping the world order.

To explain Iran’s role, we need to understand its key position as a strategic node, not simply as a regional power with nuclear ambitions. Iran is part of the ‘energy geography’, as it has influence over the Strait of Hormuz. Control of Hormuz has an impact on the oil and energy supplies of industrial economies in Asia and Europe. Iran’s malign network spanning several Middle Eastern states, although weakened in recent years, works against the projection of American power. Both Russia and China have an interest in Iran’s survival, as a capitulated Iran rearranges geography in favor of the US, with an impact from the Eastern Mediterranean through the Persian Gulf to the Indian Ocean.

CONTROLLED ECONOMIC CHAOS

The length of the war is indicative of its complexity. The initial toll is clear. Iran’s key political and military leadership has been killed, including the supreme leader, Ayatollah Ali Khamenei, who was replaced by his son. Its air and naval defense capabilities and ballistic missile capabilities have been damaged. Although Iran is weak against the combined power of the US and Israel, it has responded immediately by striking mainly civilian targets, oil and gas facilities, technological infrastructure and US diplomatic missions in neighboring countries, none of which are belligerents, in order for the latter to influence the US to end the war.

Tehran has activated its most visible lever of power, controlled economic chaos. The closure of the Strait of Hormuz and attacks on energy infrastructure across the region have already caused a major rift in the global oil market. The inability to export crude threatens to permanently damage wells. Restoring supply after these disruptions is a lengthy process, leaving the global economy in a state of uncertainty. The gas market is also in chaos, as Qatar’s refinery, which produces a fifth of the world’s supply, is out of service.

Irani luan me faktorin kohë, pasi e di që luftërat e gjata nuk gëzojnë mbështetje popullore në SHBA. Qëllimi i Iranit është përballimi i dallgëve goditëse duke u përpjekur të mbijetojë e të tregojë qëndrueshmëri. Dhe nga ana tjetër, të dëmtojë sa më shumë të jetë e mundur infrastrukturën kritike të vendeve fqinje që ka lidhje me teknologjinë, energjinë, turizmin dhe financat. Ndërkohë, shpenzimet e luftës i paguan popullsia e Iranit, e cila është e pafuqishme para sulmeve.

NË NJË FRONT ME QËLLIME JO TË NJËJTA

Ndërsa për regjimin në Teheran mbetet parësore mbijetesa, SHBA-të fillimisht deklaruan se e ndërmorën këtë ndërhyrje ushtarake me qëllim ndryshimin e regjimit. Presidenti Trump u bëri thirrje iranianëve të ngriheshin kundër mullahëve. Mesa duket shpresat ishin për një skenar të ngjashëm me atë të Venezuelës, ku synohej të gjendej një person apo grup nga brenda korridoreve të pushtetit që do të bashkëpunonin me SHBA-të.

Për momentin kjo është e vështirë, pasi regjimi i Teheranit, në dallim nga ai i Karakasit, nuk është një regjim personal, por i strukturuar në disa dimensione përfshirë këtu atë teokratik dhe aparatin represiv të sigurisë. Përbërja etnike e Iranit është komplekse. Për më tepër, për dekada të tëra regjimi ka arritur t'u mbijetojë sanksioneve të vendosura nga Perëndimi.

Duket se Presidenti Trump zgjodhi të vepronte tani, jo sepse Irani përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë për SHBA-të, dhe as për shkak të kapacitetit bërthamor, të cilin e deklaroi të shkatërruar me fushatën e shkurtër ajrore të qershorit të vitit të kaluar, por bazuar në supozimin se, vitet e keqqeverisjes ekonomike, sanksioneve, shtypjes gjakatare të protestave popullore të muajit janar dhe degradimi ushtarak, e kishin lënë Iranin më të dobët se kurrë. Megjithëse jemi në javën e dytë të luftës, regjimi në Iran është ende në këmbë, dhe nuk ka dhënë shenja kapitullimi.

Regjimi iranian mendohej i dobët pas dy goditjeve që mori vitin e kaluar nga SHBA-të. Mirëpo historia na tregon se ndryshimi i regjimit është një proces më i vështirë, pasi kërkon forca tokësore, asistencë demokratike për ndërtimin e institucioneve dhe një opozitë të organizuar, gati për të marrë pushtetin. SHBA-të kanë përjashtuar mundësinë e dërgimit të forcave tokësore, ndërsa Iranit i mungon opozita e organizuar. Protestuesit që dolën në rrugë në janar, të cilët regjimi i masakroi me dhjetëra mijëra, janë të paarmatosur, të paorganizuar. Ata përballen me një aparat sigurie të brendshëm që vijon të jetë represiv dhe i paprekur nga lufta. Shkurt, kapaciteti dhe gatishmëria e Iranit për të shtypur popullsinë e vet tejkalon aftësinë e tij për të mbetur një fuqi rajonale.

Megjithëse është një ndërhyrje ushtarake e përbashkët amerikano-izraelite, duhet thënë se qëllimet e tyre nuk janë të njëjta. Për Izraelin, qëllimi nuk është dobësimi i kapaciteteve bërthamore, stabiliteti, apo ndryshimi demokratik, por kapitullimi i Iranit. Kryeministri Benjamin Netanyahu nuk e ka fshehur synimin e Izraelit për asgjësimin total të shtyllave të regjimit dhe “larjen e hesapeve” përfundimisht me Iranin, si pika kulmore e një përplasjeje dyzet vjeçare.

EKUILIBRI I ARMIQËSIVE

Armiqësitë e ndërsjella mes Izraelit, Iranit dhe Arabisë Saudite kanë shërbyer në njëfarë mënyrë për të mbajtur në ekuilibër pllakat tektonike në Lindjen e Mesme. Mirëpo vitet e fundit ky ekuilibër ka ndryshuar në favor të Izraelit. Pozicioni i Iranit është dobësuar, si pasojë e sanksioneve të vendosura nga Perëndimi. Aleati kryesor i tij dhe kundërshtar i Izraelit, Bashar-al-Assad nuk është më udhëheqës i Sirisë. Pushteti i Hamasit dhe Hezbollahut është dobësuar ndjeshëm për shkak të luftërave, ndërsa Huthët në Jemen deri tani nuk janë përfshirë në konflikt.

Vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit e miratuan në heshtje ndërhyrjen amerikano-izraelite, duke pasur parasysh aktivitetin malinj të Iranit, sikundër kapacitetin e tij për lëshimin e raketave dhe dronëve me rreze të shkurtër veprimi. Sulmi i Iranit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe bëri që udhëheqësit e Arabisë Saudite dhe të Emirateve të Bashkuara të rivendosnin marrëdhënien e drejtpërdrejtë midis tyre, pas një periudhe të gjatë tensionesh. Madje sauditët ofruan mbështetje vëllazërore për mbrojtjen e emiratasve.

Vendet e Gjirit nuk e shohin me sy të mirë fuqizimin dhe dominimin e Izraelit në Lindjen e Mesme. Pavarësisht diferencave, SHBA-ve dhe Europës u intereson qarkullimi pa pengesa i naftës, mallrave dhe parave dhe rivendosja e ekuilibrave në Lindjen e Mesme. Për shkak të afërsisë gjeografike, sidomos Europa u druhet pasojave humanitare të konfliktit.

Rusia është në një pozicion më të fortë se para fillimit të kësaj lufte. Vëmendja dhe prezenca ushtarake është zhvendosur nga Ukraina në Lindje të Mesme. Buxheti i Rusisë është në gjendje më të mirë me çmimet më të larta të naftës dhe gazit. Në të njëjtën kohë, ajo po rrit ndikimin tek vendet që kanë nevojë për energji. Në planin afatgjatë, Kina projekton ndërhyrjen e mundshme në Tajwan. Për momentin, ajo është e vetmja fuqi që po bisedon me palët në Lindjen e Mesme përmes të dërguarit të posaçëm, duke treguar se dëshiron stabilitet dhe marrëdhënie konstruktive me të gjithë.

STRATEGJI DALJEJE

A mundet kjo ndërhyrje ushtarake të rrëzojë një regjim të përbuzshëm dhe kërcënues në Lindjen e Mesme dhe ta zëvendësojë atë me diçka më të mirë? A ka një strategji daljeje nga kjo luftë teksa reagimet fillestare për këtë ndërhyrje dhanë një gamë të gjerë arsyesh, nga dobësimi i aftësive bërthamore, intransigjenca diplomatike iraniane dhe dështimi i negociatave, besimi se sulmet izraelite kundër Iranit ishin të afërta e deri te ndryshimi i regjimit?

Ndonëse arsyet për ndryshimin e regjimit janë bindëse, precedentët e deritanishëm nuk ndihmojnë për arritjen e rezultatit të dëshiruar. Që prej viteve 1950, SHBA-të janë përpjekur pa sukses, duke mbajtur kosto të mëdha njerëzore dhe financiare, të ndryshojnë panoramën politike në Lindje të Mesme. Ndoshta kjo është edhe një prej arsyeve se përse në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të botuar në nëntorin e vitit të kaluar, SHBA-të paraqitën një qasje më pragmatiste në lidhje me regjimet në Lindjen e Mesme, në respekt të historisë dhe traditës së popullsive të tyre.
Iraku, Afganistani dhe Libia si shembuj më të freskët risillen shpesh në debatin publik, sa herë bie fjala për ndryshim regjimi apo për impaktin e politikës së jashtme në atë të brendshme.

Pavarësisht parashikimeve për të eksportuar demokraci, stabilitet dhe prosperitet, konflikti në Irak vazhdoi për gati një dekadë dhe rezultoi në humbjen e mijëra jetëve nga palët.
Në rastin e Afganistanit zgjati rreth dy dekada, me një numër të madh viktimash dhe përfundoi në mënyrë të hidhur me riardhjen e talebanëve në pushtet. Edhe pa forca tokësore operacionet e ndryshimit të regjimit mbartin kosto dhe rreziqe. Në Libi, ku SHBA-të dhe aleatët perëndimorë mbështeteshin në fuqinë ajrore, u deshën disa muaj bombardime përpara se Muammar Gaddafi të vritej. Pas kësaj, Libia u zhyt në luftë civile dhe dhunë që u përhap, së bashku me refugjatë dhe armë tek fqinjët, në Çad dhe Mali.

Ndërsa në Siri, përpjekjet për të rrëzuar regjimin e Bashar al-Assad pa forca tokësore rezultuan edhe më sfilitëse. As armatosja e kundërshtarëve nuk çoi në rrëzimin e tij, por në përshkallëzim të konfliktit, ndërhyrje nga Irani, Hezbollahu dhe Rusia, dhe në një luftë civile të egër, katastrofë humanitare dhe flukse të refugjatëve kryesisht në Europë. Assad u detyrua të largohej më shumë se një dekadë më vonë.

Arsyet pse është më e vështirë të ndërtosh një shtet e të instalosh një qeveri më të mirë sesa të shkatërrosh një shtet apo të largosh një qeveri të keqe nuk janë mister. Largimi i një regjimi gjakatar krijon një boshllëk politik dhe sigurie që është i vështirë për t'u mbushur. Vështruar në këtë kontekst, perspektivat për ndryshimin e regjimit që çon në një Iran demokratik janë të vogla, por vazhdimi i ndërhyrjes ushtarake dhe goditja e infrastrukturës kritike që mban në këmbë regjimin në Iran mund të sjellë një udhëheqje më pak radikale në të ardhmen.

Time will tell how likely this is. We are at the most unpredictable moment in the Middle East since the Islamic Revolution of 1979. As Henry Kissinger rightly thought about the 'interconnectedness of conflicts', how this war ends will have an impact not only on the critical issues that ignited it, such as nuclear capability, ballistic missiles or the sanctions regime against Iran. This war marks the culmination of a long game that is reshaping the world order, which looks set to be based more on power than on rules.





09:29 Opinione Miron Çako

Orthodox Sunday

After the penitential fast of the first week of Great Lent, ...

Lajmet e fundit nga