LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ylli ndërkombëtar: Noizy-n e dëgjojnë edhe në New York, do ishte i suksesshëm në SHBA

2022-11-27 22:12:00, Lifestyle CNA
Ylli ndërkombëtar: Noizy-n e dëgjojnë edhe në New York,
Enisa

Këngëtarja Enisa gjatë një interviste në emisionin “Zemër Luana” ka deklaruar se një nga këngëtarët që dëgjohet më shumë në SHBA, është Noizy.

Ajo prej vitesh jeton atje, dhe kur u pyet se cili nga këngëtarët do të korrte më shumë sukses nëse do fillonte një karrierë muzikore në SHBA, ajo cilësoi emrin e reperit.

Gjithashtu ajo u pyet gjatë një loje, se cili nga tre këngëtarët: Noizy, Capital-T, apo Ylli Limani, është më afër preferancave të saj për një partner të mundshëm.

Pyetjes se cili artist është më i vlerësuari dhe më i nënvlerësuari në tregun muzikor, ndërmjet: Ylli Limanit, Noizyt, Capital T, Bebe Rexha, Dhurata Dora, Era Istrefi, ajo veçoi emrin e Ylli Limanit, duke u shprehur se ky këngëtar meriton më shumë.

"Nuk mund të cilësoj se cili këngëtar është i mbivlerësuar, për shkak se ata të gjithë kanë punuar për të arritur aty ku janë, por më i nënvlerësuari është Ylli Limani, pasi mendoj se ai meriton më shumë"- u shpreh Enisa.

Ajo hezitoi të përgjigjet, por topin e futi në portën me foton e Ylli Limanit, meqë kishte më shumë miqësi me të.

Këngëtarja u shfaq mjaft solare, por me një shqipe jo shumë të mirë, e kjo i bëri të mundur t’i bënte pak “bisht” pyetjeve./CNA.al

Lajmet e fundit nga