LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si u bë fustanella shqiptare

2023-01-21 17:33:00, Kulturë Vladimir Dino

Si u bë fustanella shqiptare

Të gjithë të huajt që vizitojnë Athinën ndjekin kuriozë nderimin e rojeve para godinës së parlamentit grek.

Ata i tërheq veshja e veçantë e ushtarëve e cila pranohet nga të gjithë historianët se është një përshtatje e veshjes shqiptare të quajtur "fustanella".

Kjo veshje është përdorur në të gjitha trojet shqiptare, kudo ku jetojnë ata, në Shqipëri, në Greqi, tek arbëreshët në Itali, tek shqiptarët në Mal të Zi, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut etj.

Prania masive e shqiptarëve në Greqi në shek.XIX i bëri ata faktorin kryesor të fitores së revolucionit grek të v.1821.

Një rol të veçantë patën në këtë revolucion suliotët për të cilët ka dy mendime për prejardhjen e tyre në Greqi: "Sipas një mendimi suliotët ishin çamë Shqiptarë Orthodhoksë, që erdhën nga Gardhiqi gjiton. Për të shpëtuar nga shtypja për islamizimin e çamëve ikën në malësinë e Sulit". ( Κραψιτησ, Β. 1986. Οι μουσουλμανοι Τσαμηδεσ της Θεσπρωτιας)f.17

Më i mundshëm është mendimi tjetër që suliotët nuk janë çamë, por shqiptarë Gegë të ardhur nga Dibra në Shqipërinë qëndrore.

Suliotët ruajnë ballin e tyre që është zakon gegë dhe jo çam, dhe veshin fustanellën e njohur që është veshje tipike në Shqipërinë qëndrore.

Νë librin e tij "Οι Αρβανιτες" f.288 Μπιρης Β.(1960) tregon si u vendos që veshja suliote të bëhej veshja kombëtare greke: "Në tetor 1828, pedagogu Monaho Dezarden të cilit i kishte besuar Kapodistria kujdesin për jetimët e Kryengritjes, duke dashur t'i veshë me një uniformë tipike greke, bëri kërkesë nga qeveria, propozimin që si veshje greke uniforme të ishte veshja suliote.

Kapodistria ra dakord plotësisht me këtë dhe që atëhere u vendos "veshja e Suljotëve si veshje kombëtare" (shih Γενικη Εφημερις της Ελλαδος 1828 f370.)

Vendimin e ka marë Kapodistria dhe jo mbreti Oton, si thuhet në disa shkrime. Përdorimi për herë të parë i kësaj veshje nga fëmijët jetimë solli edhe "përçundimin" e veshjes suliote.

Sot në Greqi, ish fustanella suliote që u bë veshja kombëtare greke u "shkurtua" si për fëmijë duke u kthyer në veshje "karnavaleske" larg veshjes fisnike burrërore të fustanellës shqiptare që mahniti Bajronin dhe të huajt e tjerë.

Lajmet e fundit nga