The model and wars of Llazar Fundo/ Matteo Mandala: The ideals that enabled peace in Europe
Professor Matteo Mandala has recalled the contribution...

Një nga sfidat me të cilat përballet komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara është ruajtja e gjuhës, kulturës dhe traditës.
Shqiptaro-amerikanët mundohen që përmes organizimeve të ndryshme, siç është edhe grupi “Gjergj Kastrioti” në Miçigan, të ruajë vallet tradicionale shqiptare për brezat e rinj.
Zëri i Amerikës përcolli një orë mësimore të këtij grupi, i cili është krijuar para më shumë se dy dekadash.
Më shumë se 100 fëmijë shqiptaro-amerikanë të moshave të ndryshme ndjekin mësimet e valles shqiptare, në klasat e organizuara nga grupi folklorik “Gjergj Kastrioti” në Miçigan.
Orët mësimore mbahen një herë në javë, në mjediset e kishës shqiptare të Shën Palit.
I themeluar para 23 vitesh, në fillim grupi synonte që të përcillte kulturën dhe traditën shqiptare tek brezat e rinj në Miçigan, por sot misioni është zgjeruar thotë koreografja Joli Agolli Paparisto.
“Fillimisht është krijuar si çdo gjë tjetër që krijohet këtu larg atdheut, për pasione dhe dëshirë. Por sot ky është një nga grupet më të fuqishme të kulturës shqiptare, të folklorit dhe valles, që përfaqëson pothuajse të gjithë diasporën e Amerikës do të thoja, jo vetëm të Miçiganit. Pra ka marrë ngjyrat e një grupi profesionist”, thotë zonja Agolli Paparisto për Zërin e Amerikës.
Komuniteti shqiptaro-amerikan në Miçigan konsiderohet i dyti më i madhi shqiptar në Shtetet e Bashkuara, pas atij të Nju Jorkut.
Pjesëtarët e grupit “Gjergj Kastrioti” janë me origjinë nga treva të ndryshme shqiptare.
“Më pëlqen të ruaj traditën dhe kulturën e babait dhe nënës. Më pëlqen të vallëzoj dhe t’u tregojë të gjithëve kulturën time. Jam gjenerata e parë që vallëzoj në këtë grup. E di se edhe fëmijët e mi dhe dhashtë Zoti edhe fëmijët e fëmijëve të mi do ta ruajnë këtë traditë dhe kulturë që kemi”, thotë Anxhela Corri, shqiptaro-amerikane me origjinë nga Shkodra.
“Më duket diçka shumë e mirë dhe e bukur që jemi të bashkuar në këtë komunitet, të gjithë shqiptarët së bashku, prej shumë vendeve të ndryshme si nga Shqipëria, Malësia e Kosova. Të gjithë bashkohemi si një komunitet”, shton Emona Lulgjuraj, shqiptaro-amerikane me origjinë nga Malësia e Madhe.
Një pjesë e grupit në qershor do të udhëtojë drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në festivalin folklorik kombëtar të Gjirokastrës, qytetin e shpallur si pasuri botërore e UNESCO-s.
Kjo nuk është hera e parë që grupi udhëton drejt Shqipërisë për pjesëmarrje në aktivitete të tilla.
Koreografja e grupit thotë se pjesëmarrja në ngjarje si kjo lufton asimilimin e gjeneratave të reja të shqiptaro-amerikanëve.
“Fakti se janë fëmijë të gjeneratës së tretë tregon shumë. Tregon se shqiptaro-amerikanët stimulohen. E di si është ajo thënia, se oreksi vjen duke ngrënë. Në sa më shumë aktivitete që marrim pjesë, aq më shumë na shtohet dëshira, që të jesh pjesë e aktiviteteve. Sepse mos të harrojmë, folklorin e kemi shumë të bukur, muzikën e kemi të bukur, kostumet i kemi të mrekullueshme”, thotë zonja Agolli Paparisto.
Valltarët e rinj thonë se shokëve amerikanë u flasin me mburrje për prejardhjen e tyre dhe përpjekjet që ata bëjnë për të ruajtur kulturën dhe traditën e të parëve.
“Kur ju them në shkollë, në fillim befasohen. Më thonë se nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për diçka të tillë. Pastaj i ftoj të vijnë dhe të më shohin. Të gjithë më përkrahin shumë. U kam treguar edhe mësimdhënësve. As ata nuk kanë dëgjuar për vallet tona, sepse nuk është diçka shumë e njohur. Prandaj, më pëlqen fakti se po marrin një përvojë të re, që nuk e kanë ditur më parë”, thotë Gentjana Nrecaj, shqiptaro-ameriakne me origjinë nga Kosova.
“Më pëlqen ta ruaj kulturën shqiptare, sepse veshjet me të cilat vallëzojmë janë shumë të bukura. Muzika është e mrekullueshme. Shumë e bukur. Kam qejf ta ndaj këtë me të tjerët. Të gjithë shokët e mi të afërt e dinë se vallëzoj në këtë grup, më kanë parë në video. Ju pëlqen. U duket diçka shumë e bukur. Sepse muzika është shumë e mirë. Nuk i kuptojnë tekstet por u pëlqen ritmi”, thotë Kristian Sinishtaj, shqiptaro-amerikan me origjinë nga Malësia e Madhe.
Prindërit thonë se ishte këmbëngulja e tyre ajo që i solli fëmijët në këtë pikë.
“Në fillim ishte e vështirë sepse fëmijët ishin të turpshëm. Ishim ne ata që i shtynim, duke u thënë se një ditë do t’u pëlqejë, do të mësoheni. Kemi pasur shumë raste që kemi ardhur deri këtu dhe fëmijët kanë refuzuar të vallëzojnë. Por pas disa përpjekjesh, e provuan dhe e panë se është diçka që u pëlqen”, thotë Marinela Corri, shqiptaro-amerikane nga Miçigani.
“Gjergj Kastrioti” nuk është grupi i vetëm shqiptaro-amerikan në Miçigan, që synon të ruajë kulturën dhe traditën.
Komuniteti shqiptar në këtë shtet amerikan ka disa shkolla shqipe dhe kurse të ndryshme të këngëve dhe valleve, kryesisht të organizuara përmes institucioneve fetare./ VOA
Professor Matteo Mandala has recalled the contribution...
Timo Flloko, the star of Albanian cinematography and the t...
Yesterday, Era Xinxo opened her first exhibition of painti...
Journalist Arsen Rusta reacted harshly to the sculptur...
The Albanian language, which is known as one of the oldest...
Although only a short time has passed, already in Beij...
Politics, literature, reality, eros, anonymity, dictat...
Today 9 years ago, after a forgetful 2-year-old Alzheimer'...
Në këtë natë të Premtes së Zezë, CNA TV po sjell një film ...
"Why was Christ crucified?! " This is the title of the no...
50 years ago, the genius of the century, Pablo Picasso, di...
In the meeting held in the village of Reç in Malësësi ...
The professor and pedagogue of Albanian law, Ismet Ele...
Today, on April 5, 1873, Hafiz Ali Korça was born. He rec...
Radio "Njjallja" has discovered the truth behind the news ...
Regjisori i mirënjohur shqiptar, Kristaq Mitro, është ndar...
Lawyer Sajmir Vishaj, on April 6, 2023, will promote his b...
Reflective approach after the premiere of Mevlan Shana...
Gazetarja Rudina Xhunga ka zbuluar një detaj nga jeta ...
Ikona e Teatrit dhe Kinematografisë shqiptare, Margari...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A convict was found dead today in the premises of the Pris...
Several images provided by CNA show the area where this mo...
A quantity of explosive material exploded this morning at ...
Witnesses in Lozhan, Maliqi, have shared details from the ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The government aims to transform the country's industrial ...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Profit margins in the construction sector have increased s...
The Transparency Board, at its meeting today, decided to i...