LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mjeshtri i komedisë dhe humorit shqiptar/ Sejfulla Myftari feston 72 vjetorin e lindjes

2023-01-25 14:49:00, Kulturë CNA
Mjeshtri i komedisë dhe humorit shqiptar/ Sejfulla Myftari feston 72
Foto ilustruese

Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston sot ditëlindjen. “Cekja”, ka lindur në Poliçan të Beratit me 25 Janar të vitit 1951.

Sot aktori i komedisë shqiptare, feston 72 vjetorin e lindjes.

Sejfulla Myftari e ka nisur humorin në vitet 1971-1973 krahas me emrat simbol të humorit shqiptar, Zef Deda, Roland Trebicka, Koco Devole e shumë artistë të tjerë.

Mjeshtri i komedisë dhe humorit shqiptar/ Sejfulla Myftari feston 72
Foto ilustruese

“Cekja” ka interpretuar një sërë rolesh gjatë karrierës së tij ku mund të përmendim këtu disa prej tyre.

Rolin e Doktor “Zeqo Pilafi” me batutën e famshme “Yyyp Xhixhi”.

Pas vitit 1990-të u bë një prej aktorëve më të aktivizuar në shumë telekomedi.

Mjeshtri i komedisë dhe humorit shqiptar/ Sejfulla Myftari feston 72
Foto ilustruese

Ka luajtur në shumë komedi dhe filma, ku ai ka spikatur me veçantinë, freskinë dhe origjinalitetin e tij nepërmjet së cilës e ka lënë gojëhapur publikun.

Mjeshtri i komedisë dhe humorit shqiptar/ Sejfulla Myftari feston 72
Foto ilustruese

Më tej poi u kujtojmë disa nga veprat më të spikatura të aktorit të komedisë dhe humorit shqiptar.

1-Para nga qielli (2009)

2-Trapi i vjetër (2005)

3-Pavioni Zero (2004)

4-Cekja Pacient(2003)

5-Pesha e gruas sime (2002)

6-Pas një lajmi (2001)

7-Një baba tepër (2000)

8-Borxhliu (1998)

9-Dashuri ne krisma (1997)

10-Gjithë fajin e ka paraja (1996)

11-Fund i marrëzisë - Fjalëkryqi (1995)

12-Pushime në Romë (1995)

13-Nekrologji (1994)

14-Gjuetia e fundit (1992-1993)

15-Historiani dhe kameleonët - (1989)- Xhandari thuthuq

16-Agimet e stinës së madhe - (1981)

Lajmet e fundit nga