LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Javët Kulturore Ndërkombëtare, Shqipëria mikpret Italinë/ Dhjetëra aktivitete kulturore në të gjithë vendin

2023-05-30 13:08:00, Kulturë CNA

Javët Kulturore Ndërkombëtare, Shqipëria mikpret

Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kulturore Ndërkombëtare” këtë të martë është zhvilluar ceremionia e përurimit të Javës së Italisë e cila do të nisë nga data 1 deri më 7 qershor.

Ambasadori italian Fabrizio Bucci gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni tha se do të zhvillohen dhjetëra aktivitete muzikore dhe jo vetëm.

“Festa e Republikës së Italisë do zhvillohet edhe këtu në shesh. Pizza Village dhe koncert me të ftuar specialë. Urojmë që kushtet atmosferike të jenë në krahun tonë. Miku ynë Erioni besoj i ka gati elementet logjistike të organizimit”, tha Bucci.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi se këto aktivitete do të zhvillohen në të gjitha qytetët e vendit.

“Sheshet do gumëzhijnë, muzikë, kulturë, ekspozita dhe elemente të ekselencës italiane. Do jemi në Gjirokastër, Berat, Shkodër ku është restauruar konsulata italiane atje, në Vlorë dhe thuajse në të gjithë vendin”, tha Margariti.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj njoftoi se së shpejti do të ketë një godinë të re të ambasadës të Italisë në Shqipëri.

“Janë 2 skuadra që po punojnë për maratonën e personave me aftësi ndryshe dhe ndeshjen sportive me gocat e Romës. Fokusi tej e bukura, në 90 ishte te buka. Kjo është metamorfoza e kombit tonë nga ekzistenca te e bukura... -1/3 ose 35% e tregtisë që kemi me Italinë. Kjo tregon peshën e marrëdhënies ekonomike mes dy vendeve. - Së shpejti ambasadë e re italisë në Shqipëri më 1 qershor prezantojmë projektin”, tha Veliaj./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga