web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarri në kodrat e Llogarasë/ Nis shuarja e flakëve me helikopter

2022-08-23 20:10:00, Kronika CNA
Zjarri në kodrat e Llogarasë/ Nis shuarja e flakëve me helikopter
Zjarri në kodrat e Llogarasë

Një zjarr i madh ka përfshirë ditën e sotme kodrat e Parkut Kombëtar të Llogarasë, mbi fshatin Palasë të Vlorës.

CNA.al ka mësuar se ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopter për shuarjen e flakëve, duke qenë se ndërhyrja nga toka është e vështirë, për shkak të terrenit të vështirë.

Gjithashtu, punonjës të forcave zjarrfikëse dhe forca të zonave të mbrojtura po mundohen të vënë nën kontroll zjarrin.

Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, helikopteri po tenton të shuajë flakët, të cilat janë shumë pranë detit, ku ndodhen edhe pushues të huaj dhe vendas.

Ndërkohë, nga informacionet paraprake, dyshohet se vatra e zjarrit ëhstë krijuar nga shkënditë dhe rrufetë./ B.A. – CNA.al







Lajmet e fundit nga