web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhen detajet nga vrasja në Sukth/ Si u eliminua 38-vjeçari

2023-09-27 08:03:00, Kronika CNA
Zbardhen detajet nga vrasja në Sukth/ Si u eliminua 38-vjeçari
Foto ilustruese

Pas mesnatës, një vrasje ka ndodhur në Sukth, në Katund, ku është vrarë 38-vjeçri F.D.

Sipas asaj që raportohet në media, F.D është ekzektuar me breshëri plumbash.

Viktima ka qenë duke lëvizur me makinë dhe është qëlluar me automatik.

Në momentin e ngjarjes viktima nuk ka qenë i vetëm në makinë.

38-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga një shok i tij, i cili iu ka shpëtuar plumbave dhe ka deklaruar se kanë qenë bashkë në një lokal dhe po ktheheshin për në shtëpi kur janë sulmuar./ CNA

 





Lajmet e fundit nga