LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau babain se donte ta fejonte me një emigrant/ Vajza dyshohet se kishte bashkëpunëtorë

2024-02-23 10:01:00, Kronika CNA

Vrau babain se donte ta fejonte me një emigrant/ Vajza dyshohet se kishte

Shqipëria është tronditur nga ngjarja e rëndë në Shinavlash të Durrësit, ku vajza vrau babain e saj për shkak se ai donte ta fejonte me një emigrant.

Nga informacionet e para, dyshohet se 19-vjeçarja me iniciale H. M. ka pasur bashkëpunëtorë.

Ajo vrau babain me iniciale P. M. me armën e tij të shërbimit dhe e varrosi. Vëllai i saj, duke mos gjetur gjurmë të të atit, denoncoi zhdukjen e tij në polici.

Por pas 10 ditësh blutë zbuluan se nuk kishin të bëjnë me një zhdukje, por me një vrasje.

Vetë vajza, e cila ishte studente, ka deklaruar se krimin e ka kryer për shkak se babai donte ta fejonte pa dëshirën e saj, ndërsa ka theksuar se kanë pasur konflikte familjare.

Tashmë ajo ndodhet në qeli, ndërsa akuzohet për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”./ CNA

Lajmet e fundit nga