LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kamioni del nga rruga/ Përplas 3 automjete të parkuara

2024-02-22 15:02:00, Kronika CNA

Kamioni del nga rruga/ Përplas 3 automjete të parkuara

Një aksident ka ndodhur në rrugën Ramazan Gaxherri në Tiranë.

Shtetasi me inicialet B. D., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, duke dëmtuar 3 mjete të tjera të parkuara.

Shtetasi B. D., për shkak të dëmtimeve, është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.

“Më datë 22.02.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, shtetasi B. D., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, duke dëmtuar 3 mjete të tjera të parkuara.

Shtetasi B. D., për shkak të dëmtimeve, është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore”, njofton policia.

Lajmet e fundit nga