web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vodhi dyqanin dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me shitësen/ Në kërkim 48-vjeçari

2025-05-03 09:55:00, Kronika CNA

Vodhi dyqanin dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me

Policia ka shpallur në kërkim në 48-vjeçar pasi dyshohet se ditën e djeshme ka vjedhur nën kërcënimin e një thike shumën prej 60 mijë lekësh në një dyqan në Sarandë.

Gjithashtu i shpalluri në kërkim dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me shitësen e dyqanit që grabiti. 26-vjeçarja, shitëse në dyqan si pasojë ka pësuar dëmtime fizike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. K., 48 vjeç, pasi ditën e djeshme, në një dyqan në lagjen nr. 2, Sarandë, dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës (thike), ka vjedhur me dhunë një shumë prej 60000 lekësh nga shitësja e dyqanit, 26 vjeçe, e cila si pasojë ka pësuar dëmtime fizike. Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar”, tha policia./ CNA





10:28 CRIME

Murder in Shkodra

A serious incident has occurred in Shkodra. It is suspecte...

Lajmet e fundit nga