web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr në Vlorë/ Plagoset me thikë një 19-vjeçar

2022-08-23 20:59:00, Kronika CNA
Sherr në Vlorë/ Plagoset me thikë një 19-vjeçar
Urgjenca në Vlorë

Një sherr është regjistruar rreth orës 19:40, në bulevardin “Ismail Qemali”, në Vlorë.

Mësohet se nga sherri ka ndodhur nga një konflikt i çastit dhe ka degjeruar në përdorimin e armëve të ftohta.

Blutë bëjnë me dije se është plagosur me thikë shtetasi me iniciale E.K., 19 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga