web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia në kaos/ Vdes dhe

2022-08-04 14:59:00, Kronika CNA
Policia në kaos/ Vdes dhe
Pamje nga aksidenti tek "Bishti i Zhurit"

Një aksident i rëndë u regjistrua ditën e sotme në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, ku një makinë tip “Benz”, është përplasur me një kamion.

Si fillim në bazë të informacioneve paraprake të mediave me titra u bë me dije se nga aksidenti ka patur një viktimë, që ishte drejtuesi i mjetit Benz.

Ndërsa në njoftimin, më herët, nga policia, u bë me dije se dyshohet se në aksident kishin humbur jetën dy persona.

Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit", një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip "Benz" me drejtues ende të paidentifikuar.Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhej në njoftim.

Në njoftimin e fundit, thuhet se, si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip Benz, ndërsa mesa duket nuk ka patur një viktimë të dytë, ashtu sikurse raportohej në njoftimin e mëparshëm, ndonëse në kuadër të dyshimeve.

“Në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e sotme, në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit", ku mjeti kamion me drejtues shtetasin I. C. u përplas me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin F. M., 27 vjeç, ju informojmë se si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit tip "Benz" ka humbur jetën.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e fundit nga policia./ CNA.al 

 





Lajmet e fundit nga