web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arjan Tase, i lidhur me Habilajt

2022-08-03 20:02:00, Kronika CNA
Arjan Tase, i lidhur me Habilajt
Arjan Tase

24 orë pas ngjarjes në Plazhin Potam, prokuroria e Vlorës ngre zyrtarisht akuzën ndaj Arjan Tases. Maksimumi që tase rrezikon të qëndrojë në qeli, është 5 vite burg, cka do të thotë se ai do ta rifitojë shumë shpejt lirin.

Ngjarja pasdrekën e së martës në plazhin publik të Potamit në Himarë, pati shumë dëshmitarë, të cilët edhe pse nuk ishin koshient për manovrat e skafit me pasagjerë familjarë të ish policit, konstatuan të parët tragjendinë me humbjen e jetës së një fëmije të mitur.

Edhe pse pas pas konstatimit, autori kërkoi të largohej me skaf nga vendi ngjarjes, dhe faktit se ai u ndalua nga një punonjës policie që i drejtoi atij armën, në aktin e akuzës ky moment nuk përfshihet si rrethanë rënduese, shkruan MCN.

Madje as fakti se Arjan Tase, theu rregullat e lundrimit në një distancë të afërt me breun. As se si një efekiv i policisë së shtetit kishte shfrytëzuar postin duke marr një skafë më shumë kuaj fuqi dhe bënte xhiro me familjen e tij..

Minimalisht këto akuza do ta rëndonin pozitën e tij ligjore duke e rritur me disa vite burg më shumë.

Ditën e enjte gjykata e Vlorës do të shprehet për masën e arresit ndaj tij, deri në shtatorë kur do të hidhet në shortë dhe se cili nga dy prokurorët e sektorit kundër të miturve do ta marr në hetim.

The name of Arjan Tase is part of a criminal proceeding related to drug trafficking and precisely to the Habilaj group mentioned as being closely related to the former minister at the time, Sajmir Tahiti.

The case against Tase was closed by the court decision and he was returned to the state police. Tase is also the owner of two bars in Tirana.





Lajmet e fundit nga