LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Personazhi i njohur i

2024-02-12 12:03:00, Kronika CNA
Personazhi i njohur i
Altin Çoku

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Kamëz, ku një 27-vjeçare u hodh nga kati i katërt, pas shantazhit dhe kërcënimeve në rrjetet sociale nga personazh i njohur Altin Çoku.

Dyshohet se shkak për ndërmarrjen e aktit ekstrem është publikimi i një fotoje të saj intime në "TikTok" me Altin Çokun. Ky i fundit është arrestuar nga policia si personi i dyshuar se shpërndau foton në rrjete sociale.

Por detaje tronditëse kanë dalë nga e shkuara e Çokut.

"Euronews Albania" raporton se Çoku në vitin 2009 ka qenë i arrestuar pasi ka ngacmuar kushërirën e tij dhe i bënte presion se do t'i digjte vëllanë nëse ai nuk do kryente marrëdhënie me kushërirën e tij. 

Ndërkohë policia po kryen dhe verifikime të tjera, pasi ka indicie se është i përfshirë dhe në një ngacmim tjetër.

Bëhet fjalë për një rast në Laç, ku 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër./CNA

Lajmet e fundit nga