LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhen detaje nga atentati ndaj Selami Brahimit/ Autori, xhaxhai i gruas

2024-02-12 10:46:00, Kronika CNA

Zbardhen detaje nga atentati ndaj Selami Brahimit/ Autori, xhaxhai i gruas

Detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e pak ditëve më parë në shkodër ku mbeti plagosur Selami Brahimi.

Policia e Shkodrës ka bërë identifikimin e autorit të atentatit dhe bëhet fjalë për shtetasi S.K, 68-vjeç, xhaxhai i gruas së tij.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se ka patur një konflikt mes dy familjeve i cili është rindezur pas vdekjes së një personi në familje.

68-vjeçari dyshohet se ka qëlluar nga një automjet tip Skoda Fabia ngjyrë e bardhë të cilën e kishte marrë me qira në aeroportin e Rinasit.

Ky automjet pas ngjarjes nga kçyrja e kamerave të sigurisë u gjet i parkuar në lagjen “Rus” në Shkodër dhe brenda saj edhe arma e zjarrit automatik kallashnikov. Brenda mjetit u gjetën 8 gëzhoja e automatikut ndërsa një gëzhojë u gjet në vendin e ngjarjes e cila është e njëjtë më gëzhojat brenda automjetit, provë e cila çoi në zbardhjen e kësaj ngjarje.

Shtetasi Sulejman Kapllani mësohet se u arrestua në Gjermani dhe pritet të ekstradohet.

S. K njihet si person me precendetë penalë ndërsa i plagosur po ashtu është dënuar për veprën penale trafik të lëndëve narkotike.

Konflikti mes dy të afërmëve

Shtetasi M.K është vjehrri i të plagosurit Selami Brahimi dhe u nda nga jeta në janar të këtij viti por edhe vëllai i autorit të dyshuar Sulejman Kapllani. Gjithçka nisi pas kësaj vdekjeje.

Musa Kapllani që prej vitit 2013 nuk fliste me dy vëllezërit e tij. Në 2013-ën vëllai i vogël Bërhan Kapllani vrau në Itali ish-bashkëshorten e tij Orjeta Boshi dhe të dashurin e saj Shpëtim Hana ndërsa u dënua nga shteti italian me burgim të përjetshëm. Që prej asaj kohe Musa Kapllani ka ndërprerë marrëdhëniet me dy vëllezërit Sulejmanin, autori i dyshuar i plagosjes dhe Bërhanin, që u dënua për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe një personi tjetër.

Pas vdekjes së Musa Kapllanit, familja e këtij të fundit nuk shkroi në letrën e njoftimit të vdekjes emrat e dy xhaxhallarëve, Bërhanit dhe Sulejmanit. Ky i fundit nga Italia ka debatuar lidhur me këtë çështje duke mos e pranuar dhe duke u ndjerë i fyer, debat në të cilin është përfshirë edhe i plagosuri.

Atentati i 8 shkurtit

S.K 68-vjeç ka pritur më shumë se një orë derisa Brahimi erdhi tek lokali i tij dhe sapo la mbesën e vogël në një pallat qëlloi në drejtim të 60 vjeçarit.

Ai qëlloi me breshëri plumbash ndaj dhëndrit të familjes.

Pas atenmtatit ai është kthyer në Berlin të Gjermanisë ku është arrestuar dhe tani pritet ekstradimi i tij.

Nga ana tjetër Selami Brahimi është shprehur se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët e plagosjes së tij.

Pritet dhe dëshmia e shtetasi S.K, i cili është i dyshuari kryesor për plagosjen e burrit të mbesës./ CNA

Lajmet e fundit nga