LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Familjarët e 27-vjeçares në Kamëz hedhin dyshime: Vajzën e shtynë, nuk vrau veten

2024-02-12 11:40:00, Kronika CNA
Familjarët e 27-vjeçares në Kamëz hedhin dyshime:
Foto nga vendi i ngjarjes

Halla e 27-vjeçares, e cila humbi jetën pasi ra nga kati i katërt i banesës në Kamëz, ka mohuar se mbesa e saj mund të jetë vetëhedhur. 

Halla është shprehur për mediat se e reja është vrarë. 

"Jo. Goca ka gocën e vogël 2 vjeçe. S’do e kishte lënë kurrë. Prandaj them që ajo nuk e ka vrarë veten. Ajo kishte një problem me bashkëshortin. Bashkëjetonin, ishte një ndarje për momentin. Mbase do pajtoheshin prapë. Policia s’po na jep asnjë lajm. Goca s’ka vrarë veten. Gocën ma vranë. Kaq është. Goca është atje lart se ma vranë, nuk e ka vrarë veten. Vuri gocën e vogël në gjumë dhe hypi me pi cigare. S’ka pasur asnjë shenj. Goca nuk është hedh. Gocën ma kanë hedh. Ajo s’do e linte kurrë gocën Ka pasur 1 muaj që është kthyer nga Kosova", u shpreh ajo. 

Ajo ka theksuar më tej se në ngjarjen e rëndë nuk ka dorë vetëm Altin Çoku, i cili e shantazoi nëpërmjet rrjeteve sociale të renë, por edhe dikush tjetër. 

"Punonte te shtëpia e tij pastruese, ca ka ndodh unë nuk e di. Punoi dy tre ditë pastaj e la se si duket filluan kërcënimet e problemet e tjera. Goca nuk e ka bërë një gjë të tillë vetë. Njerëzit që kishin publikuar fotot, tani e kanë ndryshuar foton që do të thotë nuk ka dorë vetëm ai plehra, ka dorë edhe dikush tjetër. Policia ka një video ku ka ndodh çdo gjë, nuk na ka lajmëruar, thotë halla. 

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kamëz të dielën e 11 shkurtit, ku një 27-vjeçare u hodh nga kati i katërt i banesës dhe humbi menjëherë jetën.

Fillimisht u raportua se ngjarja e rëndë ndodhi aksidentalisht, por hetimet zbuluan se gruaja ishte shantazhuar me disa foto intime që i ishin publikuar në rrjetet sociale.

Në pranga për këtë ngjarje ka rënë një personazh i njohur i “TikTok”-ut, Altin Çoku, i cili dyshohet se ia ka publikuar foton intime vajzës në rrjetet sociale. 27-vjeçarja ishte në proces divorci me një person nga Kosova, ndërkohë që kishte njohur Altin Çokun./CNA

Lajmet e fundit nga