web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Karrotreci përplas këmbësorin/ Humb jetën 50 vjeçari

2023-04-10 08:32:00, Kronika CNA
Karrotreci përplas këmbësorin/ Humb jetën 50 vjeçari
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, në orët e para të mëngjesit të sotëm. 

Shtetasi M.Ç 27 vjeç ka aksidentuar një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë.

Rreth orës 03:00, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Lushnjë”, në afërsi të fshatit Zhamë, automjeti tip “Karrotrec”, me drejtues shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues në Levan, ka aksidentuar një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar (dyshohet endacak), i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga