web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja/ Shokët tregojnë njëri tjetrin, zbardhen pesë emra

2023-01-20 10:38:00, Kronika CNA

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja/ Shokët tregojnë njëri

Pesë persona, raportohet se janë arrestuar në lidhje me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Ende nga SPAK, nuk ka një informacion zyrtar, por emrat që lakohen se kanë masë arresti nga GJKKO, pas kërkesës së SPAK-ut, janë Akil Nerjaku, Plarent Dervishaj, Julian Mecaj, Bashkim Haxhija dhe Marsel Deçka.

Ende nuk dihet nëse policia ka arritur të zbatojë urdhërin e GJKKO-së, për të prangosur  të gjithë personat e dyshuar për atentatin ndaj ish prokurori Ndoj.a

I arrestuar deri më tani raportohet vetëm Akil Nerjaku.

Një ditë më parë SPAK ka ushtruar kontroll në shtëpinë e deputetit socialist Rrahman Rraj, duke kërkuar nipin e tij, Ramazan Rraja, por të cilin nuk e gjetën në banesë.

Raportohet se i gjithë aksioni është ndërmarrë nga dëshmia e një bashkëpunëtori të drejtësisë./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga