LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

41-vjeçari u vra sapo zbriti nga

2023-12-07 13:00:00, Kronika CNA
41-vjeçari u vra sapo zbriti nga
Foto nga vendi i ngjarjes

Detaje të tjera kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi paraditen e sotme në Fier, ku u vra me armë zjarri 41-vjeçari me iniciale E.J. 

Mësohet se viktima jetonte me prindërit dhe kishte rreth 3 muaj që ishte kthyer nga Gjermania. Ai nuk rezulton person me precedentë penalë, por ishte nipi i biznesmenit Demir Backa, i ekzekutuar me armë zjarri në Tetor të 2021-t. 

41-vjeçari u vra rreth 100 metra larg shtëpisë së tij, në momentin që zbriti nga kjo makinë Porsche, për shkaqe dhe në rrethana momentalisht të paqarta.

Për ngjarjen e rëndë të kësaj të enjteje, policia ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar, identitetit i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Mësohet se janë ngritur disa postblloqe në Fier dhe në hyrje të Vlorës, pasi dyshohet se autorët kanë lëvizur në drejtim të qytetit bregdetat. 

Ndërkohë raportohet se autorët kanë qenë me një automjet tip ‘Mercedes Benz’ ngjyrë blu./CNA

Lajmet e fundit nga