web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet në SHBA/ Sondazhi i CNN: Si e shohin votuesit situatën

2024-11-05 23:22:00, Kosova & Bota CNA

Zgjedhjet në SHBA/ Sondazhi i CNN: Si e shohin votuesit situatën

“CNN” ka kryer një sondazh me votuesit në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA, ku garojnë ish-presidenti Donald Trump dhe Kamala Harris.

Sipas rezultateve fillestare të sondazhit, afërsisht tre të katërtat e elektoratit kanë një pikëpamje negative për mënyrën se si po shkojnë gjërat sot në SHBA.

Rreth një e katërta e quajnë veten entuziastë ose të kënaqur me gjendjen. Më shumë se 6 në 10 votues amerikane thonë se ditët më të mira të Amerikës janë në të ardhmen.

CNN” raporton se 4 në 10 votues janë të pakënaqur dhe afërsisht 3 në 10 thonë se janë të zemëruar, por përgjithësisht mbeten optimistë.

Sa i përket punës së presidentit Joe Biden, votuesit shprehen të pakënaqur./ CNA





Lajmet e fundit nga