web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xhelal Sveçla nxjerr dokumentet/

2023-10-08 19:23:00, Kosova & Bota CNA
Xhelal Sveçla nxjerr dokumentet/
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar këtë të dielë një dokument, që implikon djalin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Sveçla deklaron se dokumenti u gjet në vendin ku ndodhi sulmi së bashku me automjetin e bashkëpunëtorit të djalit të Vuçiç.

Ai thotë se dokumenti i përket Millorad Jevtiçit që “njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danillo Vuçiç, djalit të presidentit serb.

Xhelal Sveçla nxjerr dokumentet/

Gjithashtu, ministri ngre pretendimet se me mjekin e gjetur ka udhëtuar 4 herë në Kosovë djali i presidentit serb.

"Dy javë pas sulmit terrorist në Banjska, vijojmë me zbardhjen e fakteve që vërtetojnë lidhjen direkte të Serbisë në organizimin dhe realizimin e këtij sulmi.

Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtiç gjë që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që kanë sulmuar Policinë e Kosovës. Terroristi Milorad Jevtiç njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuçiç, djalit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Nga 5 vizitat e fundit të djalit të Vuciçit në Kosovë, 4 herë ata kanë qenë bashkë në të njejtën veturë. Milorad Jevtiç është identifikuar edhe si njëri ndër sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan.

Mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiçit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit", shkruan ai./ CNA

Xhelal Sveçla nxjerr dokumentet/

Xhelal Sveçla nxjerr dokumentet/

Xhelal Sveçla nxjerr dokumentet/

Xhelal Sveçla nxjerr dokumentet/





Lajmet e fundit nga