web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trump mohon presionet: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet relativisht shpejt

2026-04-20 21:26:00, Kosova & Bota CNA

Trump mohon presionet: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje me Iranin mund të arrihet relativisht shpejt, duke rritur pritshmëritë për një zhvillim të afërt në raportet mes dy vendeve.

Në një postim të veçantë, Trump u shpreh optimist për ecurinë e negociatave, ndërsa hodhi poshtë zërat se është nën presion për të finalizuar një marrëveshje.

“Kjo nuk është e vërtetë!”, theksoi ai me tone të forta, duke mohuar çdo pretendim për ndikim apo shtysë të jashtme në procesin e negociatave.

Deklarata e presidentit amerikan vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes SHBA dhe Iranit mbeten të tensionuara, ndërsa një marrëveshje e mundshme shihet si një hap i rëndësishëm drejt uljes së tensioneve dhe rritjes së stabilitetit në rajon./ CNA





Lajmet e fundit nga