web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bisedimet për paqe mes Izraelin dhe Libanit/ Ja kur do të takohen negociatorët

2026-04-20 21:03:00, Kosova & Bota CNA

Bisedimet për paqe mes Izraelin dhe Libanit/ Ja kur do të takohen

Negociatorët izraelitë dhe libanezë do të takohen për negociata paqeje në Uashington të enjten. Kështu ka deklaruar një burim izraelit për Reuters ditën e sotme.

Ambasadori në SHBA, Yechiel Leiter, do të përfaqësojë Izraelin dhe ish-ambasadori libanez në SHBA, Simon Karam, do të negociojë për Bejrutin. Mediat izraelite raportuan gjithashtu se të dyja palët do të takohen të enjten.

Kryetari i Parlamentit libanez, Nabih Berri, tha se Uashingtoni po bënte përpjekje për të zgjatur një armëpushim 10-ditor me Izraelin. Presidenti libanez Joseph Aoun, nga ana tjetër, deklaroi se bisedimet me Izraelin synojnë t'i japin fund armiqësive dhe pushtimit izraelit të Libanit jugor.

Grupi militant Hezbollah i mbështetur nga Irani, i cili është i ndarë nga shteti i Libanit pavarësisht se ka bazën atje, ka hedhur poshtë bisedimet, të cilat Izraeli ka thënë se synojnë çarmatosjen e grupit dhe krijimin e një marrëdhënieje diplomatike me Libanin.

Autoritetet libaneze thonë se gati 2,300 njerëz janë vrarë dhe mbi një milion janë detyruar të largohen si rezultat i sulmeve izraelite në Liban, të cilat filluan kur Hezbollahu sulmoi Izraelin në përgjigje të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit. /CNA





Lajmet e fundit nga