web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Synimi drejt infrastrukturës energjetike/ BE nis një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë

2025-10-23 11:36:00, Kosova & Bota CNA

Synimi drejt infrastrukturës energjetike/ BE nis një raund të ri

Bashkimi Europian nisi sot një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë, duke synuar infrastrukturën energjetike të Moskës dhe duke iu bashkuar kështu SHBA-së. 

Paketa e masave, të cilën shtetet anëtare e miratuan të mërkurën në mbrëmje, përfshin një ndalim të importeve të gazit natyror të lëngshëm (LNG) rus.

Ky hap vjen menjëherë pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump, në një ndryshim të madh politik, njoftoi sanksione të reja kundër Rosneft dhe Lukoil, dy prej kompanive më të mëdha të naftës në Rusi.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë, Kaja Kallas përshëndeti sanksionet e administratës Trump ndaj kompanive ruse të naftës, duke e përshkruar politikën si një "sinjal force".

"Kjo po e privon vërtet Rusinë nga mjetet për të financuar këtë luftë dhe kjo është e nevojshme për t'i dhënë fund kësaj lufte",-tha Kallas. 

Ndërkohë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se paketa e 19-të e sanksioneve të bllokut, e cila u miratua zyrtarisht të enjten, do ta mbajë presionin e lartë mbi agresorin e luftës Rusi-Ukrainë./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga