LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Stoltenberg: China poses security challenges for NATO

2023-02-01 15:46:50, Kosova & Bota CNA
Stoltenberg: China poses security challenges for NATO
Secretary General of NATO, Jens Stoltenberg

NATO Secretary General Jens Stoltenberg acknowledged today that China poses security challenges to NATO interests and values, particularly because of its growing relationship with Russia. Mr. Stoltenberg made the comments during a visit to Japan, where he promised to deepen military ties with Tokyo amid security tensions caused by Russia's aggression in Ukraine and its growing military cooperation with China. The Chinese foreign ministry reacted today saying that Mr. Stoltenberg is "exaggerating" the threat from China.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltennerg, shprehu sot shqetësimin rreth sfidave në fushën e sigurisë që Kina paraqet për NATO-n dhe intensifikimin e bashkëpunimit ushtarak të Pekinit me Moskën.

“Fakti që Rusia dhe Kina po forcojnë lidhjet dhe investimet e rëndësishme të Kinës në aftësitë e reja të avancuara ushtarake nënvizon kërcënimin dhe sfidat që ajo paraqet për aleatët e NATO-s. Pra, mesazhi është se siguria është një çështje globale dhe jo rajonale”, tha zoti Stoltenberg.

Duke folur me studentët në Universitetin Keio në Tokio, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se ndonëse ekzistojnë këto sfida, Kina nuk konsiderohet si një "armike" e NATO-s.

"Ne nuk kërkojmë konfrontim me Kinën. Në fakt, ne nuk duam konfrontim me askënd. NATO është një aleancë mbrojtëse. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me Kinën për çështjet ku shohim interes të përbashkët ose potencial për interes të përbashkët për kontrollin e armëve, ndryshimet klimatike dhe çështje të tjera", tha ai.

Zoti Stoltenberg u takua me kryeministrin japonez Fumio Kishida të martën, ku ai kritikoi ashpër Kinën për "arrogancën ndaj fqinjëve të saj dhe kërcënimin ndaj Tajvanit". Ai tha se Kina po bëhet gjithnjë e më autoritare dhe po zhvillon armë që mund të godasin vendet anëtare të aleancës së NATO-s. Zoti Stoltenberg theksoi nevojën që Japonia dhe demokracitë e tjera të punojnë së bashku me aleancën e NATO-s për të mbrojtur rendin ndërkombëtar.

Ministria e Jashtme kineze reagoi sot duke i quajtur "të ekzagjeruara" pretendimet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në lidhje me kërcënimin ushtarak nga Kina.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning tha se "mentaliteti i Luftës së Ftohtë" i NATO-s dhe forcimi i lidhjeve të saj ushtarake me partnerët rajonalë nuk është i mirëpritur në rajonin e Azi-Paqësorit.

"Kina ka qenë gjithmonë mbrojtëse e paqes dhe stabilitetit botëror dhe rajonal. NATO duhet të marrë seriozisht në konsideratë se çfarë roli ka luajtur në ruajtjen e sigurisë evropiane", tha ajo për mediat gjatë një konference shtypi në Pekin.

China has criticized NATO's efforts to expand its alliances in Asia. Russia, which calls its invasion of Ukraine a "special operation," has consistently viewed NATO expansion as a threat to its security.

Japan, a close ally of the United States, has in recent years expanded its military ties with other Indo-Pacific countries, as well as with Britain, the EU and NATO amid growing threats from China and North Korea. North./ VOA

Lajmet e fundit nga