Mosfunksionimi i e-Albania lë sërish bizneset pa punë, bllokohen shërbimi SelfCare dhe aplikimet
Platforma e-Albania vijon të shfaqë probleme me mosfunksio...
Platforma e-Albania vijon të shfaqë probleme me mosfunksio...

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përfundoi të martën një vizitë dy-ditore në Izrael dhe Bregun Perëndimor me pak rezultate megjithë thirrjet e tij për qetësim të situatës mes izraelitëve dhe palestinezëve. Rajoni po përballet me një rritje alarmante të dhunës.
Zoti Blinken u takua të martën me udhëheqësin palestinez Mahmoud Abbas në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, një ditë pasi kishte takuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Më pas, ai tha se rritja e fundit e dhunës ishte thellësisht shqetësuese dhe se është përgjegjësi e të dyja palëve që të ndërmarrin hapa për të qetësuar situatën.
Por as udhëheqësi palestinez Abbas dhe as kryeministri izraelit, Netanyahu nuk ofruan ndonjë zotim publik për hapa të tillë.
Sekretari Blinken tha se ai po linte pas dy ndihmës të lartë, Barbara Leaf, diplomatja më e lartë amerikane për Lindjen e Mesme dhe Hady Amr, i dërguari i SHBA-së për palestinezët, për të shqyrtuar mundësitë se si të uleshin tensionet, por ai nuk pranoi të jepte më shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.
Përtej nxitjes për uljen e tensioneve, zoti Blinken nuk ofroi asnjë iniciativë të re të SHBA-së për ta bërë këtë. Dhe kishte pak shenja se ai po bënte përparim edhe në qëllimin modest afatshkurtër për të ndalur valën e fundit të dhunës, aq më pak për të trajtuar çështje më të gjera që lidhen me bisedimet për paqe.
Sekretari amerikan i Shtetit tha gjithashtu se SHBA-të do të kundërshtojnë “çdo gjë” që minon zgjidhjet e problemit me dy shtete, duke përfshirë ndërtimin e vendbanimeve të reja izraelite, prishjen e shtëpive palestineze dhe nxitjen e dhunës.
Në Ramallah, zoti Abbas fajësoi Izraelin për rritjen e dhunës dhe qortoi komunitetin ndërkombëtar që nuk bëri më shumë për t’i bërë presion Izraelit.
Qeveria e ekstremit të djathtë të Benjamin Netanyahut dominohet nga linjat e ashpra që kundërshtojnë shtetësinë palestineze dhe nuk ka gjasa të bëjnë as lëshime minimale.
Në Ramallah, zoti Blinken pritej të diskutonte vendimin e Autoritetit Palestinez për të ndaluar koordinimin e sigurisë me Izraelin. Lidhjet e sigurisë, të cilat në të kaluarën besohet se kanë ndihmuar në frenimin e dhunës, janë thellësisht të papëlqyeshme në mesin e palestinezëve, të cilët e akuzojnë zotin Abbas se vepron si nënkontraktor për ushtrinë izraelite.
Dhuna ka komplikuar më tej përpjekjet edhe ashtu të vështira të administratës amerikane për të gjetur gjuhë të përbashkët me qeverinë e zotit Netanyahu.
Pas një takimi me Sekretarin amerikan të Shtetit të hënën, kryeministri Netanyahu iu referua vetëm kalimthi palestinezëve dhe u përqëndrua në vend të kësaj tek Irani, i cili beson se është prioriteti i tij më urgjent i sigurisë.
Përpara se të nisej për në Bregun Perëndimor të martën, zoti Blinken u takua me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant, i cili përsëriti shqetësimin e kryeministrit për Iranin, si dhe udhëheqësin e opozitës izraelite, ish-kryeministrin Yair Lapid.
Partnerët e koalicionit të kryeministrit Netanyahu i pritën me ftohtësi komentet e zotit Blinken.
Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, udhëheqës i partisë ultranacionaliste të Fuqisë Hebraike, u zotua të shtyjë përpara masa ndëshkuese kundër palestinezëve në përgjigje të sulmit afër një sinagoge në Jerusalemin lindor gjatë fundjavës. Zoti Ben-Gvir është zotuar të shkatërrojë shtëpitë palestineze dhe të shpërndajë më shumë armë për civilët izraelitë.
Ministrja tjetër, Orit Strock, një tjetër ultranacionaliste, kundërshtoi komentet e zotit Blinken që u panë si kritikë ndaj planit të qeverisë izraelite për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit dhe për të dobësuar Gjykatën e Lartë.
Ministrja Strock akuzoi Sekretarin amerikan të Shtetit për ndërhyrje në punët e brendshme izraelite.
“Ne nuk jemi shteti i 51-të apo i 52-të i SHBA-së dhe ai nuk kishte nevojë të ndërhynte në mosmarrëveshjet e brendshme në shtetin e Izraelit”, tha ajo për transmetuesin publik Kan.
Janari ka qenë muaji më vdekjeprurës në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor ndër vite. Rreth 35 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 10 të vrarë në një sulm ushtarak izraelit në qytetin e Jeninit të enjten.
Të premten, një palestinez i armatosur vrau shtatë persona afër një sinagoge në një vendbanim të Jeruzalemit lindor. Të nesërmen në mëngjes, një palestinez 13-vjeçar qëlloi dhe plagosi dy izraelitë po në Jerusalemin lindor.
Opsionet e Izraelit mund të jenë të kufizuara. Të dy sulmuesit besohet se kanë vepruar individualisht dhe nuk kanë qenë pjesë e grupeve të organizuara militante dhe hapat ndëshkues kundër popullatës më të gjerë mund të rrezikojnë të shkaktojnë edhe më shumë dhunë. Izraeli gjithashtu është zotuar të “forcojë” vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor.
Shtetet e Bashkuara, si shumica e komunitetit ndërkombëtar, i konsiderojnë vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor si pengesa për paqen. Megjithatë, administrata e presidentit Joe Biden ende nuk e ka rikthyer qëndrimin ligjor të mbajtur prej dekadash se vendbanimet izraelite janë “të paligjshme”, një qëndrim që ishte anuluar nga ish-presidenti Donald Trump.
Administrata Biden nuk ka bërë gjithashtu ndonjë përparim në synimin për të rihapur Konsullatën e SHBA-së në Jerusalem, e cila kishte qenë kanali kryesor për angazhim me palestinezët përpara se zoti Trump ta mbyllte atë. Mbyllja ishte pjesë e vendimit të tij për të zhvendosur ambasadën e SHBA-së nga Tel Avivi në Jerusalemi, një hap që zemëroi palestinezët./ VOA
Një dekadë më parë këtë vit, kreu i degës ekzekutive të Ba...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua me ud...
The United States of America and three EU member state...
Ukraine's continued requests for fighter jets to help ...
The American ambassador in Pristina, Jeff Hovenier, said o...
The Afghan journalist sheltered in Kosovo, Ahmad Shaker, s...
Russian troops launched a new wave of attacks on Ukrainian...
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka hedhur poshtë kriti...
The rapporteur for Kosovo in the European Parliament, Viol...
The US President, Joe Biden, has spoken openly against the...
French President Emmanuel Macron said on Monday that he do...
Një paralajmërim i fortë për një grusht shteti ka ardhur n...
Members of civil society, government officials, leaders of...
As few mistakes as possible, not being noticed for bad...
The United States Embassy in Turkey warned Americans on Mo...
French President Emmanuel Macron said on Monday that he do...
The first four Afghan journalists have been sheltered in K...
Teherani ka thirrur në bisedë një diplomat ukrainas pë...
Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, tha të hënën se Kri...
US Secretary of State Antony Blinken arrived today in ...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
Tirana Police Director, Oliger Torba, gave a statement to ...
Një 59-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi u kap duke lëv...
A serious incident occurred this Monday afternoon in Kamëz...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
The leader of the Serbian List, Zlatan Elek, accused the l...
Australia in December became the first country in the worl...
The vote counting for political entities in Kosovo has bee...
The European Union Commissioner for Enlargement, Marta Kos...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...
The tourist apartment market is continuing to expand at a ...
The number of properties sold by entities monitored by the...