LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komiteti Olimpik hedh poshtë kritikat e Ukrainës, i quan

2023-01-31 15:00:07, Kosova & Bota CNA

Komiteti Olimpik hedh poshtë kritikat e Ukrainës, i quan

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka hedhur poshtë kritikat e zyrtarëve ukrainas, përfshirë presidentin, të cilët e akuzuan atë për nxitje të luftës.

IOC ka thënë javën e kaluar se atletët rusë dhe bjellorusë mund të garojnë si neutralë në Lojërat Olimpike.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se lejimi i Rusisë për të garuar në Lojërat Olimpike 2024 në Paris do të tregonte se "terrori është disi i pranueshëm".

Ai tha se përpjekjet e IOC-së "për të rikthyer atletët rusë në Lojërat Olimpike janë përpjekje për t'i thënë gjithë botës se terrori është disi i pranueshëm”.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar tha më 31 janar se këto komente diskredituee "nuk mund të shërbejnë si bazë për ndonjë diskutim konstruktiv".

Lojërat Olimpike Verore të vitit 2024 do të mbahen në kryeqyetin e Francës, Paris./REL

Lajmet e fundit nga