web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Emigrantët e paligjshëm/ Braverman

2023-02-01 09:35:00, Kosova & Bota CNA

Emigrantët e paligjshëm/ Braverman

Fluksi i emigrantëve ende mbetet një ndër problematikat më të mëdha në Britaninë e Madhe, gjë e cila ka sjellë debat të ashpër mes zyrtarëve, ku as "shënjestrimi" i shqiptarëve nuk është kursyer aspak.

E para që i hodhi "benzinë zjarrit", ishte Sekretarja e Brendshme e Shtetit, Suella Braverman, e cila nuk e ka kursyet gjuhën e rreptë aspak.

Braverman gjatë një interviste për "The Telegraph", është shprehur se që partia konservatore të fitojë zgjedhjet do duhet të ndalojnë emigrantët e paligjshëm.

"Unë mendoj se ne duhet të ndalojmë anijet për të fituar zgjedhjet. Kjo është arsyeja pse Kryeministri e ka bërë migrimin një nga pesë prioritetet. Objektivi kryesor është që të mos ketë më justifikim. Qeveria duhet të përmbushë premtimin. Populli britanik me të drejtë është i ngopur me këtë problem që ka zgjatur tashmë prej vitesh, dhe unë me të vërtetë mendoj se është shansi i fundit për qeverinë që ta bëjë këtë të drejtë.”- tha Braverman.

Sipas projektligjit, ka të ngjarë të vendoset një detyrë ligjore mbi Sekretaren e Brendshme për të larguar emigrantët ilegalë ose hyjnë në Mbretëria e Bashkuar në mënyrë indirekte përmes një vendi të tretë të sigurt. Kjo është krijuar për të mbështetur Qeverinë kundër sfidave ligjore dhe për të mbrojtur në mënyrë efektive politikën e Ruandës në ligj pasi ajo u bllokua nga sfidat ligjore.

E pyetur nëse ajo ishte e bindur se projektligji për dërgimin e emigrantëve ilegalë drejt Ruandës do të përputhej me Konventën e Refugjatëve, Braverman dha garanci, duke u shprehur: "Unë isha gjithashtu Prokurore e Përgjithshme. Kështu që unë e di rëndësinë e kornizave ligjore, rëndësinë e legjislacionit dhe ligjshmërisë."/CNA.al





Lajmet e fundit nga