LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SKANDAL në familjen mbretërore/ Mbretëresha akuzohet për një lidhje dashurie

2023-12-05 13:46:00, Kosova & Bota CNA
SKANDAL në familjen mbretërore/ Mbretëresha akuzohet për
Mbreti Filipe, Letizia, Del Burgo

Mbretëresha e Spanjës Letizia akuzohet se ka pasur një lidhje tjetër gjatë viteve të para të martesës me mbretin Felipe. 

Jaime del Burgo, ish-kunati i mbretëreshës Letizia ka deklaruar se ka patur një marrëdhënie me të përpara se ai të martohej me motrën e saj, Telma Ortiz.

Del Burgo ndau një imazh të Letizias në mediat sociale, në të cilën ajo është dukshëm shtatzënë. Vajzat e Mbretit Felipe dhe Mbretëreshës Letizia kanë lindur në 2005 dhe 2007.

Spekulimet mbi marrëdhënien e mbretëreshës spanjolle me Del Burgo u shfaqën pasi biznesmeni 53-vjeçar u intervistua nga autori i një libri të ri për marrëdhënien e tij me mbretëreshën.

Familja mbretërore e Spanjës nuk pranoi të komentojë mbi pretendimet e Del Burgo.

Del Burgo, i cili ishte dëshmitar në dasmën e Felipe dhe Letizia, pohoi se mbretëresha e ardhshme i ishte lutur që "të mos e linte kurrë" një natë para se të martohej. Ai vazhdoi në vitin 2012 të martohej me motrën e mbretëreshës, Telma Ortiz, përpara se çifti të divorcohej dy vjet më vonë.

Pretendimet vijnë në një kohë kur Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letizia dukej se po konsolidonin mbretërimin e tyre pas një sërë skandalesh që përfshinin ish-mbretin Juan Carlos kishin hedhur dyshime mbi të ardhmen e monarkisë spanjolle./CNA

Lajmet e fundit nga