Relations with Serbia/Kurti: Normalized with mutual recognition
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said on Wed...

Ka shumë të ngjarë që të gjithë ta kujtojmë 24 shkurtin si një ditë tejet tronditëse. Tanket ruse sulmuan Ukrainën nga veriu, lindja dhe jugu. Në ato ditë të para shokuese, i vetmi ngushëllim ishte fakti që një grup analistësh ushtarakë, përfshirë Filips P.O’Brajan dhe Majk Martin, arritën në përfundimin se Rusia nuk mund ta fitonte luftën.
Unë isha pak mosbesues për këtë nga frika e konfirmimit të paragjykimit tim. Por këta analistë parashtruan arsye të përpunuara dhe mirë-arsyetuara në lidhje me përfundimin e tyre, ndryshe nga pjesa më e madhe e komentatorëve të tjerë, që pretendonin se Ukraina nuk kishte asnjë shans të rezistonte.
Dhe koha u dha të drejtë. Madje ushtria ukrainase po ecën edhe më mirë nga sa e parashikuan ata. Suksesi i kësaj të fundit është thelbësor për t’i bindur edhe më skeptikët ndaj aleatëve të Ukrainës se ia vlejnë kostos e mbështetjes së këtij populli që ka rënë pre e një agresioni brutal.
Po sa optimistë duhet të jemi tani? Skenari i një disfate relativisht të shpejtë të ushtrisë duket sot më i besueshëm se sa në gusht. Aftësitë e saj janë më të dobëta nga sa dukej në pamje të parë, i mungojnë burimet njerëzore, morali, dhe për më tepër nuk ka zgjidhje të menjëhershme për këto deficite.
Është e vështirë të mendohet se si Vladimir Putin mund t’i mbijetojë pengesave më të mëdha sesa kaq, apo humbjes së drejtpërdrejtë. Nëse ndodh kjo e fundit, Rusia do të zhytet me siguri në një krizë të madhe politike. Aleatët e Ukrainës duhet të bëjnë pjesën e tyre për ta mundësuar këtë skenar, duke i ofruar Ukrainës akoma më shumë armë, për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt që të jetë e mundur.
Një rivendosje e kufijve të Ukrainës të njohur botërisht, do të ishte rezultati më i mirë për stabilitetin afatgjatë, dhe do të tregonte se u spraps ky sulm i hapur ndaj rendit evropian të paqes. Por nuk mjafton vetëm mbështetja e këtij skenari. Pasi lufta mund të zgjasë ende shumë më tepër sesa dëshirojmë.
Ndërsa kundërsulmi i befasishëm i Ukrainës në veri-lindje ishte një sukses spektakolar, analistët po thonë se ai u arrit përmes kombinimit të taktikave të mashtrimit, lëvizshmërisë dhe moralit të mirë, dhe jo përmes forcës dërrmuese. Rusia mund t’i shkaktojë ende dëme të jashtëzakonshme infrastrukturës ukrainase.
Dhe ajo vazhdon t’i shkaktojë çdo ditë dëme të jashtëzakonshme ekonominë ukrainase. Me një luftë më të gjatë në kohë, që është e mundur, diskutimi që bëhet në Perëndim mbi nisjen e negociatave për paqe është tepër i thjeshtëzuar.
Disa analistë dhe ekspertë vazhdojnë të argumentojnë se lufta mund të përfundojë vetëm nëse shtetet perëndimore apo Ukraina fillojnë të negociojnë me Rusinë, dhe janë të gatshëm t’i lëshojnë kësaj të fundit një pjesë të territorit ukrainas. Por kjo është një ide e keqe.
Së pari, nuk ka qenë kurrë e qartë se për çfarë po e zhvillon Putin këtë luftë. Kremlini ka dhënë aq shumë arsye për të. Ndaj basti më i sigurt, është të supozojmë se Putin ndjek një qasje oportuniste. Nëse do të ketë mundësi ta nënshtrojë Ukrainën, kulturën dhe gjuhën e saj, ai do ta bënte këtë me shumë kënaqësi.
Nëse jo, ai mund të pretendojë se lufta ka të bëjë vetëm me problemet e rusisht-folësve në Donbas. Nisja e negociatave në këtë moment do ta ndihmonte presidentin rus duke i hequr presionin e brendshëm. Ai do të pretendonte se është vetë Ukraina që po kërkon paqe.
Lidhur me ketë çështje duhet të merret edhe mendimi i vetë ukrainasve. Pas gjithë shkatërrimit dhe mizorive ruse, është politikisht e pamundur që qeveria e Kievit të propozojë e para negociata për paqe.
Po sikur të jetë Moska, ajo që të kërkon e para bisedime? Në këtë rast, situata do të ishte shumë më e ndërlikuar. Pasi shumë njerëz do ta cilësonin një ofertë të tillë si një shenjë dobësie, dhe do të argumentonin se ajo duhet të refuzohet.
Por ky interpretim është shumë i thjeshtëzuar. Shumë nga aleatët e Ukrainës janë demokraci me opinione publike komplekse. Mbajtja e tyre të bashkuar pas kësaj kauze të drejtë, është një sfidë shumë serioze. Një ofertë për negociata nga Kremlini rrezikon ta përçajë aleancën.
Në disa vende, sidomos në Gjermani dhe Francë, do të jetë e vështirë të bindesh një publik që përballet me shumë vështirësi ekonomike të injorojë një rrugëdalje politike nga lufta, dhe të këmbëngulë vetëm për një zgjidhje thjesht ushtarake. Tek e fundit, një argument kryesor për dërgimin e armëve, ishte se vetëm një Ukrainë e fortë mund ta detyronte Rusinë të ulet në tryezën e negociatave.
Tani që Ukraina është më e fortë, do të thuhet se nuk duhet të injorohet mundësia e negociatave. Prandaj është e rëndësishme të përgatitemi për skenarin e një oferte për bisedime nga ana e Rusisë, qoftë edhe jo më pak për të imunizuar diskutimin publik kundër çdo lloj fushate propagandistike, përmes së cilës Moska do të përpiqej të përfitonte nga diçka e tillë.
Pasi Kremlini do të paraqitej menjëherë si pala që kërkon paqen, duke e portretizuar Ukrainën si një vend të prirur për një luftë të pafundme. Sigurisht një imazh i reformuar. Por fakti është se në të kaluarën Kremlini ka bindur me sukses shumë njerëz për argumente nga më absurdet. Madje duke pretenduar se edhe kjo luftë e ka një lloj justifikimi.
Mund të ndodhë që edhe Ukraina do të detyrohet ta pranojë atë, në mënyrë që të ruajë të bashkuar aleancën që e mbështet. Thelbi i negociatave të tilla do të ishte edhe më i ndërlikuar. Ato do të pasqyronin pikëpamjen ushtarake fillestare.
Shumë miq të Ukrainës këmbëngulin me të drejtë, se vetëm Ukraina duhet të vendosë se çfarë mund të ofrojë për t’i dhënë fund luftës. Sigurisht, nuk u takon të tjerëve të diskutojnë se cilat territore duhet t’i japë Ukraina Rusisë, apo se çfarë lëshimesh duhet të bëjë.
Por është gjithashtu e vërtetë, se aleatët e Ukrainës duhet të marrin vendime për ofrimin e mbështetjes ndaj saj, dhe t’i justifikojnë ato para popujve të tyre. Në fund, ashtu si lufta, edhe negociatat mund të jenë të suksesshme vetëm nëse Ukraina dhe aleatët e saj qëndrojnë të bashkuar.
Me pak fjalë, duhet të jemi të kujdesshëm ndaj manovrave politike nga Kremlini, të cilat synojnë shfrytëzimin e dallimeve në opinionin publik perëndimor. Për ta bërë këtë, duhet të kemi më shumë debat dhe pikëpamje më të qarta se si duhet të përgjigjemi, nëse Moska hap një shteg politik drejt fundit të këtij konflikti.
Shënim:Michael Meyer-Resende, drejtor ekzekutiv i organizatës “Democracy Reporting International” me seli në Berlin.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said on Wed...
Chairman of the Parliamentary Group of the Alliance for th...
Iran's president said his country is serious about rev...
The American ambassador in Kiev, Bridget Brink, said t...
Today, the President of Russia, Vladimir Putin, in a state...
The President of Serbia, Aleksandar Vučić, has made st...
German investigators have raided the properties of a R...
Russian President Vladimir Putin is taking steps to es...
The dead body of an Albanian was found buried in an agricu...
A cut in the supply of natural gas from Russia to Euro...
Në Kosovë është zhvilluar një aksion i madh nga Njësia...
The German government has agreed to nationalize the co...
Cannabis-packaged sweets such as Haribo and Skittles a...
Russia announced the plans of separatists in Ukraine to ho...
President Joe Biden will address the UN General Assembly i...
The world is in "great danger and paralyzed" warned the Se...
In his first speech before the United Nations, German Chan...
The world is facing the prospect of its first nuclear atta...
Bosnian Serb separatist leader Milorad Dodik met Russian P...
The President of Montenegro, Milo Djukanovic, on Tuesd...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Other details have emerged from yesterday's assassination ...
Tirana Police announces that following the procedural acti...
New details emerge regarding the serious maritime accident...
A serious accident occurred today in the Bay of Ksamil. I...
The large regions of Northern Albania are experiencing a s...
On Tuesday, our country will be affected by relatively sta...
Today, our country will be affected by relatively stable w...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Japan's central bank has raised its key interest rate to a...
Eight people, including two Boeing employees, have been ki...
Donald Trump may decide to release a preliminary agreement...
As part of the agreement to be signed this week, the Unite...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sol...
Seasonal changes, fluctuations in production and imports, ...
The dynamics of wages in the labor market continued their ...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...