web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtëpia e Bardhë, e vendosur përballë “Tik Tok”/ Është rrezik potencial i sigurisë kombëtare

2023-03-01 21:43:00, Kosova & Bota CNA
Shtëpia e Bardhë, e vendosur përballë “Tik Tok”/
Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë ka shprehur vendosshmëri për ndalimin e përdorimit të rrjetit social ?TikTok? për zyrtarët.

Teksa ka folur për projektligjin, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, e ka cilësuar ?TikTok? si një rrezik potencial të sigurisë kombëtare.

Në një intervistë për mediat amerikane, Jean-Pierre deklaroi se Shtëpia e Abardhë ka qenë shumë e qartë me qëndrimin e saj.

?Ne kemi qenë shumë të qartë që ?TikTok? është një problem, një çështje, se ne kemi qenë të shqetësuar për mbledhjen e të dhënave dhe është një rrezik potencial i sigurisë kombëtare. Ne kemi qenë shumë, shumë të qartë për këtë?, theksoi ajo.

Kujtojmë se Shtëpia e Bardhë dhe më shumë se gjysma e shteteve të Shteteve të Bashkura e kanë ndaluar tashmë ?TikTok? mes shqetësimeve se Kina mund të përdorë fuqitë e saj ligjore dhe rregullatore për të marrë të dhëna private të përdoruesve ose për të tentuar të përhapë dezinformime që favorizojnë Kinën./ CNA.al





Lajmet e fundit nga