Zyrtari ukrainas: Forcat tona mund të tërhiqen nga qyteti kryesor lindor
Ushtria ukrainase mund të tërheqë trupat nga qyteti lindor...

Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj individëve dhe kompanive që i akuzoi se kanë gjeneruar paligjshëm të ardhura për Qeverinë e Koresë së Veriut.
Zyra për Kontrollin e Aseteve të Jashtme e Thesarit (OFAC) vendosi sanksione ndaj korporatës Chilsong Trading, që tha se përdoret nga Koreja e Veriut për të fituar monedha të huaja dhe për të mbledhur inteligjencë. Po ashtu, është sanksionuar korporata Korea Paekho Trading, që akuzohet se ka gjeneruar fonde për Qeverinë e Koresë së Veriut që nga vitet ’80, përmes projekteve ndërtimore në mbarë Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.
SHBA-ja po ashtu sanksionoi dy individë - Hwang Kil Su and Pak Hwa Song – për ndihmën që i kanë dhënë Qeverisë verikoreane për të fituar të ardhura, u tha në deklaratën e Thesarit amerikan.
Thesari po ashtu tha se këta dy persona kanë themeluar kompaninë e quajtur Aconde SARL në Republikën Demokratike të Kongos me qëllim që të fitojnë të ardhura nga projektet ndërtimore me qeveritë lokale.
Javën e kaluar, media shtetërore tha se Koreja e Veriut ka testuar raketën e katërt strategjike lundruese gjatë stërvitjeve ushtarake që synonin të demonstronin aftësinë e shtetit për të kryer kundërsulme bërthamore kundër, siç u tha, forcave armike.
“Programi i paligjshëm i armëve të shkatërrimit në masë dhe i raketave balistike” të Koresë së Veriut “kërcënon sigurinë ndërkombëtare dhe stabilitetin rajonal”, tha Brian Nelson, zyrtar i lartë për sanksione në Departamentin amerikan të Thesarit.
“SHBA-ja mbetet e përkushtuar për të shënjestruar rrjetet e paligjshme të regjimit që gjenerojnë të ardhura për këto aktivitete destabilizuese”, shtoi ai.
Muajin e kaluar, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke qëndruar përkrah homologëve të tij nga Koreja e Jugut dhe Japonia, u bëri thirrje shteteve që të rrisin sanksionet kundër Koresë së Veriut në përgjigje të lëshimeve të fundit të raketave balistike.
Koreja e Veriut po vazhdon të zhvillojë dhe prodhojë raketa të reja, pavarësisht sanksioneve të vendosura nga rezolutat e Kombeve të Bashkuara që ndalojnë aktivitetet bërthamore dhe raketore të shtetit.
SHBA-ja dhe Koreja e Veriut së fundmi kanë marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta që ishin të përqendruara në mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga Koreja e Veriut./ REL
Ushtria ukrainase mund të tërheqë trupat nga qyteti lindor...
Një vit pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë dhe një ...
Ministri i Transporteve, Kostas Karamanlis, ka njoftuar dorë...
5 shtetas shqiptarë, kanë mbetur të plagosur në aksidentin...
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka vizituar...
Shefi i stacionit të Larisës është arrestuar pas përplasje...
The tragic accident with at least 38 dead in the Tempe are...
The survivors of the tragic accident have recounted the mo...
The President of the European Commission, Ursula Von der L...
Treni i pasagjerëve, me itinerarin Athinë-Selanik ka dalë...
The Spanish police made it possible to dismantle a drug tr...
The Turkish Foreign Ministry reacted today after the trage...
Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola ka rea...
Është rënduar bilanci i viktimave nga përplasja e dy trena...
The Greek Prime Minister, Kyriakos Mitsotakis, has declared ...
Rescuers pulled more bodies from the sea on February 28, b...
Parlamenti i Danimarkës ka votuar për shfuqizimin e një fe...
The United States of America said that the agreement o...
Në Kaliforni, sizmologët po paralajmërojnë se si në Los An...
Here are the 5 most important lessons that Russia's war in...
The 50 million euro tender for the maintenance of national...
Today we will bring another article that breaks down the w...
CNA has put under scanner the assets of Sokol Sadushi, the...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
During the checks carried out by the State Police for envi...
Police have revealed details of the incident that occurred...
According to preliminary information, a person in his 60s ...
A triple accident occurred on the Peqin-Elbasan axis n...
The public sector took the lead in absorbing the workforce...
Today, our country will be under the influence of unstable...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
Company leaders can improve productivity by investing in a...
The Austrian government announced on Monday that it plans ...
Shots were fired outside the US consulate in Toronto today...
US President Donald Trump said today that he could order n...
The Pentagon revised its official casualty count from the ...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
The Ministry of Finance will hold the reopening of the 15-...
After strong savings growth in the years following the pan...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...