web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Greqia në zi/ Presidentja e PE-së, mesazh familjeve të viktimave: E trishtuar thellësisht!

2023-03-01 09:37:00, Kosova & Bota CNA

Greqia në zi/ Presidentja e PE-së, mesazh familjeve të viktimave:

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola ka reaguar për aksidentin tragjik që  ka ndodhur  në Greqi mbrëmjen e së marts.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Metsola shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave.

“E trishtuar thellësisht nga përplasja e tmerrshme e trenit pranë Larisës në Greqi. Ngushëllimet e mia të sinqerta për të gjitha viktimat, familjet dhe miqtë e tyre. Mirënjohëse për të gjithë shpëtimtarët dhe stafin mjekësor në vendngjarje. Mendimet tona janë me popullin e Greqisë pas kësaj ngjarje tragjike”-shkruan Metsola.

Raportohet se 36 persona kanë humbur jetën dhe 85 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy trenave./CNA.al





Lajmet e fundit nga