Putin nënshkruan ligjin për pezullimin e pjesëmarrjes në traktatin bërthamor
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar ligjin që pe...

Gjatë një takimi me kryeministren e Finlandës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri thirrje për përshpejtimin e anëtarësimit të Suedisë e Finlandës në aleancë. Ai theksoi, ndër të tjera, se me rëndësi tani është që NATO të vijojë mbështetjen ndaj Ukrainës.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg rikonfirmoi këtë të martë mbështetjen e aleancës për Ukrainën. Duke folur në Helsinki, pas takimit me kryeministren e Finlandës, zoti Stoltenberg bëri thirrje për përshpejtimin e ratifikimit për anëtarësimin Suedisë dhe Finlandës në NATO.
“Me rëndësi tani është të mbështesim Ukrainën. Askush nuk e di me siguri se kur do të mbarojë lufta, por kur të mbarojë, ne duhet të sigurohemi që historia të mos përsëritet, që Presidenti Putin të mos ketë mundësi të sulmojë fqinjët. Prandaj, duhet të forcojmë aftësitë ushtarake të Ukrainës, por njëherësh të ndërtojmë një strukturë të tillë që siguron se Presidenti Putin nuk do të sulmojë dot më përsëri Ukrainën”, tha Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s .
Zoti Stoltenberg tha se detyra e NATO-s është të shmangë përshkallëzimin e situatës.
“NATO ka edhe një tjetër detyrë, të shmang përshkallëzimin e situatës, të parandalojë që kjo të kthehet në një luftë mes Rusisë dhe NATO-s”, tha ai.
Kryeministrja e Finlandës Sana Marin tha se vonesat nga parlamentet e Turqisë dhe Hungarisë për ratifikimin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO po dëmtojnë politikën e dyerve të hapura të aleancës.
“E gjithë kjo lidhet me besueshmërinë e NATO-s, sepse ne i përmbushin të gjitha krieteret. Por siç e përmendi zoti Stoltenberg, procesi është në duart e Turqisë dhe Hungarisë dhe ne po presim që ata ta finalizojnë atë. Pa vonesë dhe me shpresën që të përmbyllet përpara takimit të kësaj vere. Nuk mund ta dimë. Është në duart e tyre”, tha Sana Marin , Kryeministre e Finlandës
Suedia dhe Finlanda paraqitën vitin e kaluar kërkesën për t'u bashkuar me aleancën transatlantike pasi Rusia filloi agresionin ndaj Ukrainës. Por që të bëhet anëtarësimi, duhet të ratifikohet nga 30 anëtarët e NATO-s. Procesi i ratifikimit nga Hungaria është bllokuar në parlament që prej korrikut dhe kryeministri Viktor Orban ka shprehur shqetësime rreth anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.
Nga ana tjetër Suedia është përballur me kundërshtime nga Turqia për shkak të strehimit të atyre që Ankaraja thotë se janë anëtarë të grupeve terroriste./ VOA
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar ligjin që pe...
The Afghan Taliban-led Foreign Ministry said 80 Afghan nat...
The newly created House Committee on US Competition with C...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka premtuar ...
Fushata “Mos bli produkte serbe – Besa, besë”, ka filluar ...
The White House in the United States of America has given ...
Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksan...
Një vit më parë, do të ishte një fantazi ta imagjinonim pr...
The situation in the city of Bakhmut, in the east of Ukrai...
Ambasadori amerikan në Kinë, Nicholas Burns, i ka bërë thi...
Një sulm kinez ndaj Tajvanit do të shoqërohet me sulme mas...
Teksti i propozimit evropian, të shumëpërfolur këto javë u...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në takimin...
Takimi në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurt...
Takimi “i nxehtë” në Bruksel mes presidentit serb, Aleksan...
Britania dhe Bashkimi Evropian proklamuan një “k...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Pe...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbi...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbi...
Qeveria kanadeze ka vendosur sanksione ndaj 12 zyrtarë...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...