Zelensky: The situation in Bahmut is getting worse
The situation in the city of Bakhmut, in the east of Ukrai...

Një vit më parë, do të ishte një fantazi ta imagjinonim presidentin rus Vladimir Putin të përballej me llogaridhënien për krimet e tij në Ukrainë. Por sot ekziston të paktën një arsye për të shpresuar se një ndjekje penale ndërkombëtare e kreut të Kremlinit mund të bëhet realitet.
Të martën, gjatë fjalimit të tij në Varshavë, presidenti Xho Bajden premtoi “të kërkojë drejtësi për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit që vazhdojnë të kryhen nga rusët” në Ukrainë.
Disa ditë më parë gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris përdori një gjuhë të ngjashme ne lidhje me aktet mizore të Rusisë, duke shtuar se “eprorët që janë bashkëpunëtorë në ato krime do të dalin para drejtësisë”.
Në fillim të këtij muaji, presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Lejen njoftoi krijimin e një qendre ndërkombëtare për ndjekjen penale të “krimit të agresionit në Ukrainë”, e cila po ngrihet në Hagë, qytet ku ndodhet aktualisht Gjykata Ndërkombëtare Penale (IË), dhe që ka qenë skena e disa gjyqeve të mëparshme të profilit të lartë në lidhje me krimet e luftës.
Kjo mund të çojë në krijimin e një gjykate të posaçme, që do të synojë zyrtarët e lartë rusë që projektuan luftën në Ukrainë, dhe para së gjithash Vladimir Putinin. Një sërë organizatash po hetojnë tashmë dhe në disa raste po ndjekin penalisht, ushtarët dhe komandantët ushtarakë rusë për mizoritë e kryera gjatë këtij konflikti.
Por për shkak se IË-së i mungon juridiksioni për të ndjekur penalisht ata që morën vendimin për të shkuar në luftë, ekziston nevoja për themelimin e një gjykatë të re të nivelit të lartë. Pse është e rëndësishme kjo gjë?
Xhefri Najs, prokurori britanik që udhëhoqi ndjekjen penale të ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç gjatë gjyqit të tij për krime lufte në fillim të këtij shekullit, më tha shumë qartë:”Thelbi i çdo procesi të llogaridhënies është parandalimi. Ne duhet t’i bindim liderët e ardhshëm që të mos mendojnë se mund t’ia hedhin paq pas kryerjes së akteve të tilla. Dhe nëse është kështu, sa më shpejt që të nisim nga puna, aq më mirë do të jetë”.

Po ashtu, Najs vuri në dukje se nuk ka nevojë që Putin të jetë domosdoshmërisht në paraburgim, në mënyrë që të vazhdojë gjyqi ndaj tij. Ai mund të gjykohet në mungesë. Po ashtu një proces i tillë, do të sinjalizojë se bota shqetësohet për të gjitha viktimat kudo që ndodhen, dhe se të gjitha krimet e kryera do të dokumentohen në detaje.
Është e vërtetë që ka jo pak pengesa për të bërë shpejt drejtësi. Rusia është anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, një pozicion që i jep asaj një ndikim të madh. Dhe Kina, India, Turqia, Afrika e Jugut dhe vende të tjera kanë treguar se nuk janë të gatshëm të dënojnë agresionin rus, sidomos tani që po përfitojnë jo pak ekonomikisht nga bashkëpunimi me Moskën.
Shumë njerëz në mbarë botën do ta denonconin si të padrejtë ëdo lloj gjyqi ndaj liderëve të Kremlinit. Megjithatë, Moska mund të mos jetë në gjendje të mbështetet përgjithmonë tek miqtë e saj. Imazhet e sjelljes brutale të ushtrisë ruse në Ukrainë, vazhdojnë të bëjnë xhiron e gjithë botës, dhe kjo ndihmon në shpjegimin e arsyes pse rezolutat që dënojnë luftën kanë kaluar me një shumicë dërrmuese në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Edhe disa nga aleatët më të afërt të Putinit, mund të shmangin lidhjen shumë të theksuar publike me njeriun që donte të ndryshonte me forcë kufijtë ndërkombëtarë. Ka nga ata që thonë se diskutimet mbi përballjen e Putinit me drejtësinë, duhet që të lihen mënjanë për sa kohë që lufta po vazhdon.
Tek e fundit, Perëndimi negocioi dikur me Sllobodan Millosheviçin për t’i dhënë fund fazës së parë të luftërave të viteve 1990 në ish-Jugosllavi. Vetëm më vonë, pasi ndërhyrja e NATO-s i dha fund Konfliktit në Kosovë, dhe një ndryshim i qeverisë në Beograd e rrëzoi Millosheviçëin nga pushteti, komuniteti ndërkombëtar nisi të angazhohej për ta ndjekur atë penalisht.
Sot, vazhdon ky argument, prioritet duhet të ketë sërish ndalimi i luftës. Sepse kërcënimi i Putinit me nxjerrjen në bankën e të akuzuarve për krime lufte, do t’i jepte atij vetëm një arsye më shumë për të vazhduar agresionin e tij. Ky është një argument që vlen.
Por ndërkohë mund të argumentohet fare mirë edhe e kundërta:që ecja përpara me krijimin e një gjykate speciale për krimet rus të luftës, mund të përshpejtojë fundin e Luftës. Pasi ky hap do t’i sinjalizonte gjithë botës, se regjimi i Putinit e ka humbur legjitimitetin, dhe se e vetmja mënyrë se si Rusia mund të shpresojë të rifitojë statusin e saj në botë është duke hequr qafe atë.
Najs thotë se të dëshiron ta shohë Putinin në gjyq brenda këtij viti. Ai vuri në dukje se ndërsa ndjekja penale e mizorive individuale mund të kërkojë vite, përcaktimi i përgjegjësisë përfundimtare për luftën është “i drejtpërdrejtë”, dhe për këtë arsye më i shpejtë.
“Putini ka kryer një sulm ndaj një popullsie civile, dhe ky është një nga kriteret për të akuzuar dikë për krime kundër njerëzimit”- thotë ai. Një skenar në të cilin një humbje shkatërruese e ushtrisë ruse - si dështimi katastrofik i Millosheviçit për të imponuar vullnetin e tij në Ballkan - nxit rrëzimin e Putinit dhe ndjekjen e tij penale, mbetet një sfidë shumë e madhe dhe që mund të kërkojë kohë. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të fillojmë që tani të hartojmë dosjen penale kundër tij.
The situation in the city of Bakhmut, in the east of Ukrai...
Ambasadori amerikan në Kinë, Nicholas Burns, i ka bërë thi...
Një sulm kinez ndaj Tajvanit do të shoqërohet me sulme mas...
Teksti i propozimit evropian, të shumëpërfolur këto javë u...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në takimin...
Takimi në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurt...
Takimi “i nxehtë” në Bruksel mes presidentit serb, Aleksan...
Britania dhe Bashkimi Evropian proklamuan një “k...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Pe...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbi...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbi...
Qeveria kanadeze ka vendosur sanksione ndaj 12 zyrtarë...
Banka Botërore vlerësoi se nga tërmetet shkatërruese t...
Supporters of popular Russian opposition leader Boris Nemtso...
The United States is refusing, at least for now, to send F...
The European proposal for the normalization of relations b...
"Our aim is to simplify the process of obtaining work ...
Është dita e fjalimit para kombit, dhe ndërsa në Tv Vladim...
The Israeli government and the Palestinian Authority have ...
The British Prime Minister, Rishi Sunak, and the head of t...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...