web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti me dhjetëra viktima në Greqi/ Mitsotakis: Do bëjmë gjithçka që një gjë e tillë të mos  përsëritet

2023-03-01 12:20:00, Kosova & Bota CNA
Aksidenti me dhjetëra viktima në Greqi/ Mitsotakis: Do bëjmë
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka vizituar vendin e tragjedisë në Tempi , ku vijojnë operacionet e shpëtimit dhe kërkimit të njerëzve që kanë mbetur të plagosur nga aksidenti.

Mitsotakis ka deklaruar se do të bëhet gjithçka që të parandalohen ngjarje të tilla tragjike.

Kryeministri grek ka nënvizuar se po punohet për të zbuluar shkaqet e tragjedisë.

 "Ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të parandaluar që diçka e tillë të përsëritet.Mendimet tona janë në radhë të parë tek familjarët e viktimave dhe trajtimi i të lënduarve, identifikimi i trupave. Një gjë mund të garantoj. Ne do të zbulojmë shkaqet e tragjedisë dhe do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që diçka e tillë të mos ndodhë më kurrë”, tha Kyriakos Mitsotakis nga Tempi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga