Pas një viti sanksionesh/ Moska përpiqet të duket normale
Një vit pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë dhe një ...

Ushtria ukrainase mund të tërheqë trupat nga qyteti lindor, Bakhmut, tha të mërkurën një këshilltar i presidentit të Ukrainës, ndërsa Rusia po kryen një ofensivë të përgjakshme, disamujore për të pushtuar qytetin.
“Ushtria jonë padyshim do të peshojë të gjitha opsionet. Deri tani, forcat tona e kanë mbajtur qytetin, por nëse është e nevojshme, ata do të tërhiqen strategjikisht”, i tha televizionit amerikan CNN Alexander Rodnyansky, këshilltar ekonomik i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Beteja për qytetin Bakhmut, në rajonin e Donetskut të Ukrainës, është bërë një simbol i rezistencës ukrainase. Forcat e Kievit janë përballur me goditje të pandërprera me granata, ndërsa është njoftuar për viktima të shumta mes forcave ruse gjatë përpjekjeve mujore për ta pushtuar qytetin.
Zoti Rodnyansky vuri në dukje se Rusia po përdorte trupat më të afta të Grupit paraushtarak Wagner në përpjekjet për të rrethuar qytetin. Kompania private ushtarake e njohur për taktikat brutale drejtohet nga Yevgeny Prigozhin, një person i afërt për një kohë të gjatë me presidentin rus Vladimir Putin.
Zoti Prigozhin tha të mërkurën se deri më tani nuk kishte parë asnjë shenjë të një tërheqjeje ukrainase nga qyteti. Ai pohoi se Kievi në fakt ka përforcuar pozicionet e tij atje.
“Ushtria ukrainase po dislokon trupa shtesë dhe po bën gjithçka që mundet për të mbajtur kontrollin e qytetit”, tha zoti Prigozhin.
“Dhjetëra mijëra ushtarë ukrainas po bëjnë rezistencë të ashpër dhe luftimet po bëhen gjithnjë e më të përgjakshme çdo ditë.”
Pamjet e fundit me dron tregojnë shkallën e shkatërrimit në qytet, ndërsa presidenti ukrainas, Zelenskyy e ka përshkruar qytetin si “të shkatërruar”.
Ndërkohë, një nga këshilltarët kryesorë të presidentit Zelenskyy, Mykhailo Podolyak, mohoi të mërkurën se Ukraina kishte përdorur dronë për të sulmuar territorin rus pas deklaratave zyrtare ruse se Ukraina kishte vënë në shënjestër infrastrukturën thellë brenda Rusisë.
“Ukraina nuk godet territorin e Federatës Ruse. Ukraina po bën një luftë mbrojtëse me qëllim të çlirimit të të gjitha territoreve të saj”, shkruante zoti Podolyak në Twitter, duke sugjeruar se vënia në shënjestër i infrastrukturës ruse ishte rezultat i “sulmeve të brendshme”.
Aleatët perëndimorë të Ukrainës i kanë kërkuar Ukrainës që të mos sulmojë objektivat në Rusi për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Deklarata e zotit Podolyak merret si përpjekje e Kievit për të ruajtur një shkallë mohimi në funksion të këtyre shqetësimeve perëndimore.
Në të kaluarën, zyrtarët ukrainas nuk e kanë marrë përgjegjësinë për sulmet në Rusi, por gjithashtu kanë këmbëngulur se Ukraina ka të drejtë të godasë çdo objektiv në territorin rus në përgjigje të agresionit të saj.
I pyetur në lidhje me mohimin e zotit Podolyak, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: “Ne nuk e besojmë”.
Fotografitë e një droni që ra në afërsi të fshatit Gubastovo, më pak se 100 kilometra larg Moskës, treguan se ishte një model i vogël i prodhuar nga ukraina, me një rreze deri në 800 kilometra, por pa kapacitet për të mbajtur një ngarkesë të madhe eksplozivi.
Në rajonin rus Bryansk, guvernatori lokal Aleksandr Bogomaz tha në një postim në Telegram se forcat ruse kishin rrëzuar një dron tjetër ukrainas të martën. Zyrtarët thanë se dronët nuk shkaktuan lëndime dhe nuk shkaktuan ndonjë dëm të konsiderueshëm.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të mërkurën se parandaloi një sulm masiv me dron në Krime. Sipas mediave shtetërore ruse, gjashtë dronë u rrëzuan nga forcat e mbrojtjes ajrore, ndërsa katër të tjerë u çaktivizuan nga sistemet elektronike që përdorin sinjale elektromagnetike për të kapur dhe rrëzuar mjete si dronët.
Në Ukrainë, të paktën nëntë civilë u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën në të gjithë vendin të martën, njoftoi zyra e presidentit ukrainas të mërkurën në mëngjes.
Luftimet e ashpra vazhduan në provincën lindore të Donetskut, në qytetet Bakhmut, Avdiivka dhe Vuhledar, të cilat së bashku me 17 qytete dhe fshatra të tjerë u përballen me granatime të shumta ruse.
“Granatimet nuk ndalen përgjatë gjithë vijës së frontit”, tha zyra presidenciale përmes një njoftimi.
Në provincën më lindore të vendit, Luhansk, guvernatori rajonal Serhiy Haidai tha se ushtria ukrainase hodhi në erë një magazinë në Kadiivka të kontrolluar nga Rusia brenda një fabrike ku forcat ruse ruanin kamionë të mbushur me municion.
Ushtria ruse u përpoq të thyente mbrojtjen e Ukrainës në Bilohorivka dhe afër Kreminës, “por sulmi rus u zmbraps”, tha zoti Haidai./ VOA
Një vit pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë dhe një ...
Ministri i Transporteve, Kostas Karamanlis, ka njoftuar dorë...
5 shtetas shqiptarë, kanë mbetur të plagosur në aksidentin...
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka vizituar...
Shefi i stacionit të Larisës është arrestuar pas përplasje...
The tragic accident with at least 38 dead in the Tempe are...
The survivors of the tragic accident have recounted the mo...
The President of the European Commission, Ursula Von der L...
Treni i pasagjerëve, me itinerarin Athinë-Selanik ka dalë...
The Spanish police made it possible to dismantle a drug tr...
The Turkish Foreign Ministry reacted today after the trage...
Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola ka rea...
Është rënduar bilanci i viktimave nga përplasja e dy trena...
The Greek Prime Minister, Kyriakos Mitsotakis, has declared ...
Rescuers pulled more bodies from the sea on February 28, b...
Parlamenti i Danimarkës ka votuar për shfuqizimin e një fe...
The United States of America said that the agreement o...
Në Kaliforni, sizmologët po paralajmërojnë se si në Los An...
Here are the 5 most important lessons that Russia's war in...
The United States said that the agreement on the roadmap f...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...