web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FBI concerns about documents at Mar-a-Lago, former President Trump's residence

2022-08-27 08:14:00, Kosova & Bota CNA
FBI concerns about documents at Mar-a-Lago, former President Trump's
Illustrative photo

14 of the 15 boxes taken earlier this year from former President Donald Trump's Florida residence contained classified documents, including at the top secret level, the FBI said in a statement released Friday. The document explains the reasons for the inspection that took place this month at this facility.

Asnjë hapësirë në Mar-a-Lago nuk ishte e autorizuar për ruajtje të materialeve të klasifikuara, thuhet në dokumentat e gjykatës, ku paraqiten argumentat e FBI-së për kontrollin e bërë në këtë objekt më herët këtë muaj, dhe ndër të tjera edhe "baza për të besuar se do të gjendet evidencë për pengim të drejtësisë".

Dokumenti prej 32 faqesh, megjithëse i redaktuar në masë, ofron përshkrimin më të detajuar deri më tani të dokumentave qeveritare që mbaheshin në Mar-a-Lago për një kohë të gjatë pasi ish-Presidenti Trump ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë, si dhe zbulon rëndësinë e shqetësimeve të qeverisë se dokumentat mbaheshin atje në mënyrë të paligjshme.

FBI concerns about documents at Mar-a-Lago, former President Trump's

“Qeveria po bën një hetim penal në lidhje me marrjen dhe mbajtjen e informacionit të klasifikuar në hapësira të paautorizuara, ashtu si edhe për fshehjen apo heqjen e paligjshme të të dhënave qeveritare”, shkruhet në faqen e parë të dokumentit të FBI-së, ku kërkohet leja e gjykatësit për të marrë një urdhër kontrolli në objekt.

Dokumenti nuk jep detaje të reja për 11 volumet e dokumentave të klasifikuara që u morën më 8 gusht gjatë kontrollit në Mar-a-Lago, por ka të bëjë me një tjetër sasi prej 15 kutish me dokumentacion që Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Dokumentacionit mori nga Mar-a-Lago në muajin janar.

Sipas dokumentit, zyrtarët identifikuan në këto kuti 184 dokumenta të klasifikuara, përfshirë 25 dokumenta me klasifikimin tepër sekret. Agjentët që inspektuan kutitë konstatuan informacion të klasifikuar të ofruar nga burime konfidenciale njerëzore, si dhe informacion në lidhje me Ligjin për Survejimin e Zbulimit të Jashtëm.

Dokumenti paraqet në tërësi detaje të mëtejshme për një hetim penal në vazhdim, i cili ka sjellë telashe të reja ligjore për ish-Presidentin Trump, ndërsa ai po përgatit terrenin për një kandidim të ri për president. Dokumenti gjithashtu tregon me detaje sasinë e dokumentave konfidenciale qeveritare që mbaheshin në Mar-a-Lago, në vend që të dorëzoheshin në Arkivat Kombëtare.

Ish-Presidenti Trump ka këmbëngulur prej kohësh se, megjithë provat për të kundërtën, ka bashkëpunuar plotësisht me zyrtarët e qeverisë. Ai ka siguruar mbështetjen e republikanëve duke e paraqitur kontrollin nga FBI-ja si një gjueti shtrigash të motivuar politikisht, që synonte të dëmtonte shanset e tij në zgjedhje. Ai e përsëriti këtë të premten në median e tij sociale, duke thënë se ai dhe përfaqësuesit e tij kishin ruajtur një marrëdhënie të ngushtë pune me FBI-në dhe "U KISHIN DHËNË ATYRE SHUMË".

FBI-ja ia paraqiti deklaratën një gjykatësi në mënyrë që të merrte autorizimin për të bërë kontroll në rezidencën e ish-presidentit. Dokumenta të tilla zakonisht përmbajnë informacion jetik për hetimet. Agjentët zbërthejnë arsyet përse duan të kontrollojnë një objekt të caktuar dhe përse besojnë se ka gjasa të gjejnë atje evidencë për vepra të mundshme penale.

Në një tjetër dokument të publikuar të premten, zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë shpjegonin se ishte e nevojshme të redaktohej informacioni për “të mbrojtur sigurinë dhe privatësinë e një numri domethënës dëshmitarësh civilë, krahas personelit të zbatimit të ligjit, si dhe për të mbrojtur integritetin e hetimit në vazhdim”.

Dokumentat e tillë zakonisht nuk publikohen gjatë hetimeve në vazhdim. Kjo e bën edhe më befasues vendimin e Gjykatësit Bruce Reinhart për të bërë publike pjesë të tij.

Duke vënë në dukje interesimin e jashtëzakonshëm të publikut për këtë hetim, Gjykatësi Reinhart urdhëroi Departamentin e Drejtësisë të enjten që të paraqiste një version të redaktuar të dokumentit brenda ditës së premte. Ky udhëzim u dha vetëm pak orë pasi zyrtarët e agjensive federale të zbatimit të ligjit paraqitën të vulosura pjesët e deklaratës që dëshirojnë të mbeten sekret ndërsa vazhdojnë hetimet.

Dokumentat e bëra publike më parë tregojnë se FBI-ja mori nga objekti 11 volume dokumentash të klasifikuara, përfshirë informacion në nivelin tepër-sekret. Ato gjithashtu tregojnë se agjentët federalë po hetojnë shkelje të mundshme të tre statuteve federale, përfshirë njërin që përcakton rregullat për mbledhjen, transmetimin apo humbjen e informacionit për fushën e mbrojtjes, bazuar në Ligjin për Spiunazhin. Statutet e tjera kanë të bëjnë me fshehjen, dëmtimin apo heqjen e dokumentave, si dhe shkatërrimin e tyre, modifikimin apo falsifikimin e të dhënave në hetime federale.

FBI concerns about documents at Mar-a-Lago, former President Trump's

Është e mundur që dokumenti, në veçanti në formën e tij të paredaktuar, mund të hedhë dritë edhe mbi çështjet kyçe që nuk kanë marrë përgjigje, përfshirë arsyet përse dokumenta konfidenciale presidenciale, ndër to edhe të klasifikuara, u transportuan drejt Mar-a-Lagos pasi ish-Presidenti Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë, si dhe përse ish-presidenti dhe përfaqësuesit e tij nuk ofruan të gjithë sasinë e materialeve megjithë kërkesat e përsëritura të Administratës Kombëtare të Arkivave dhe Dokumentacionit.

Dokumenti mund të ofrojë edhe detaje të mëtejshme për marrje-dhëniet mes ish-Presidentit Trump dhe FBI-së, përfshirë një fletëporosi për dorëzim dokumentash të paraqitur në pranverë, si dhe një vizitë në qershor të zyrtarëve të FBI-s dhe Departamentit të Drejtësisë për të vlerësuar se si mbaheshin dokumentat.

Departamenti i Drejtësisë kishte kundërshtuar fillimisht argumentat e mediave për ta bërë dokumentit publik, duke thënë se kjo do të publikonte të dhëna private për dëshmitarët dhe për taktikat hetimore. Por Gjykatësi Reinhart, duke pranuar interesin e jashtëzakonshëm të publikut tek ky hetim, tha javën e kaluar se nuk ishte në favor të mbajtjes sekret të të gjithë dokumentit dhe u kërkoi zyrtarëve federalë t’i paraqesnin atij privatisht redaktimet që dëshironin të bënin.

FBI concerns about documents at Mar-a-Lago, former President Trump's

In his order Thursday, Mr. Reinhart said the department had presented strong arguments not to release large portions of the document, and that if they were made public, they could reveal information about the grand jury, the identities of witnesses and to "non-charged parties", as well as details on the strategy, direction, scope, resources and methods of the investigation.

But, he also said that "the government has fulfilled its obligation to show that the redactions were designed to serve the government's legitimate interest in the integrity of the ongoing investigation and that they are the least burdensome alternative to releasing the document". Wow

 





Lajmet e fundit nga