web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Priten sanksione të reja për Moskën/ Merz: Synimet imperialiste nuk përfundojnë, por nisin në Ukrainë

2025-09-08 16:49:00, Kosova & Bota CNA

Priten sanksione të reja për Moskën/ Merz: Synimet imperialiste

Në një deklaratë nga Berlini, Kancelari gjerman, Friedrich Merz tha se gjithçka tregon se planet imperialiste të Vladimir Putinit nuk do të mbarojnë me Ukrainën, por do të fillojnë atje.

Merz u bëri thirrje aleatëve evropianë të rivlerësojnë interesat dhe të ndjekin në mënyrë agresive partneritete të reja në të gjithë botën, ndërsa marrëdhënia e saj me SHBA-në ndryshon.

"Ne në Evropë duhet të përshtasim interesat tona, pa nostalgji të rreme", tha Merz në Ministrinë e Jashtme në Berlin.

Merz shtoi se, SHBA-të mbeten një partner i rëndësishëm, por Uashingtoni i kushtëzon lidhjet e tij nga interesa dhe tema të caktuara.

Deklarata vjen teksa Bashkimi Europian pritet të prezantojë paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë ditën e premte./CNA

 

 

 





Lajmet e fundit nga