web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

President Zelensky travels to Washington today

2022-12-21 15:41:13, Kosova & Bota CNA
President Zelensky travels to Washington today
The President of Ukraine, Volodymyr Zelensky

The President of Ukraine, Volodymyr Zelensky, arrives in Washington today. He will be received by President Biden at the White House and will then deliver a speech to the US Congress. This is President Zelensky's first trip abroad since the beginning of the Russian attack on Ukraine on February 24 of this year.

Vizita e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtetet e Bashkuara vjen në një kohë kur Kongresi amerikan pritet të votojë për buxhetin, i cili do të përfshijë një ndihmë prej 45 miliardë dollarësh për Ukrainën dhe përgatitjeve të Uashingtonit për t’i dhënë Kievit sistemin e avancuar të raketave, ‘Patriot’.

Presidenti Zelensky të martën bëri një vizitë të guximshme dhe të rrezikshme në vijën e frontit në Bakhmut, në provincën e Donetskut, ku lavdëroi trupat ukrainase për “trimërinë, rezistencën dhe forcën e tyre” ndërsa në sfond dëgjoheshin të shtëna me artileri.

Një video e publikuar nga zyra e tij për vizitën në Bakhmut tregon se si ushtarët i japin zotit Zelensky një flamur ukrainas që ai la të kuptohej se do t’ia jepte udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara.

"Djemtë më dhanë flamurin tonë të bukur ukrainas me nënshkrimet e tyre. Nuk jemi në një situatë të lehtë. Armiku po i shton forcat dhe njerëzit tanë janë më të guximshëm dhe kanë nevojë për armë më të fuqishme. Do t’ia japim atë nga djemtë Kongresit, Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ne u jemi mirënjohës për mbështetjen e tyre, por ajo nuk mjafton", tha ai.

Shtetet e Bashkuara të mërkuren do të njoftojnë gjithashtu se do t’i japin Ukrainës 1.8 miliardë dollarë në ndihma të reja ushtarake, që pritet të përfshijnë edhe sistemin e raketave ‘Patriot’, thanë zyrtarët amerikanë.

Ndihma sinjalizon një zgjerim nga Shtetet e Bashkuara të llojit të armatimeve të avancuara, që do të dërgojnë në Ukrainë për të forcuar mbrojtjen e saj ajrore kundër sulmeve në rritje me raketa nga Rusia në javët e fundit.

Vendimi për dërgimin e sistemit të raketave ‘Patriot’ vjen pavarësisht kërcënimeve nga Ministria e Jashtme e Rusisë se furnizimi i Ukrainës me këtë sistem të avancuar raketash do të konsiderohej një hap provokues. Moska ka thënë se personeli ushtarak që do të shoqërojë sistemin e raketave ‘Patriot’ do të ishte një objektiv legjitim i goditjes nga forcat ruse.

Kremlini paralajmëroi të mërkruen se rritja e furnizimit të Kievit me armë nga Shtetet e Bashkuara gjithashtu do të përkeqësonte luftën shkatërrimtare në Ukrainë, të cilën Rusia e filloi në mënyrë të paligjshme 10 muaj më parë.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të zgjerojnë furnizimin me armë dhe me llojet e armëve për Ukrainën. E gjithë kjo, natyrisht, çon në një përkeqësim të konfliktit dhe, në fakt, nuk është një shenjë e mirë për Ukrainën", u tha të mërkuren gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Nuk është e qartë saktësisht se kur pritet të mbërrijë në vijën e frontit në Ukrainë sistemi i raketave ‘Patriot’, pasi trupat amerikane së pari do të duhet të stërvisin forcat ukrainase se si të përdorin këtë sistem të teknologjisë së sofistikuar. Stërvitja mund të zgjasë disa javë dhe pritet të kryhet në Gjermani. Deri më sot, të gjitha stërvitjet e forcave të Ukrainës nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë janë kryer në vendet evropiane.

Strong security measures have been taken for President Zelensky's visit to the United States. This will be President Zelensky's first trip abroad since the beginning of Russia's attack on Ukraine on February 24 of this year, which has caused the death of thousands of people and the destruction of many cities across the country./ VOA





Lajmet e fundit nga